Në përgjithësi është i njohur fakti se gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin, me këtë edhe peshën e trupit. Megjithatë, gjëndra tiroide prek pesë organe të rëndësishme në trup!
Hormonet kryesore që i sekreton gjëndra tiroide janë triiodotironina (T3) dhe tiroksina (T4). Gjëndra tiroide tepër aktive do të thotë se ju vuani nga hipertiroidizmi, ndërsa kjo shkakton humbje peshe, ndërsa hipotiroidizmi karakterizohet me shtimin në peshë.
Megjithatë, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme në trup
ZEMRA
Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në pulsin dhe e kontrollojnë qarkullimin e gjakut duke lëshuar muret e enëve të gjakut.
VEZORET
Hormonet e gjëndrës tiroide gjithashtu ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Nivelet e çrregulluara të hormoneve shkaktojnë menstruacion të parregullt dhe ovulacion.
ESHTRAT
Hormonet e gjëndrës tiroide kontrollojnë shpejtësinë me të cilën indeksi i vjetër i eshtrave shpërbëhet. Nëse ky proces është i përshpejtuar, atëherë indi i vjetër shkatërrohet para se të zëvendësohet, gjë që shkakton osteoporozë.
TRURI
Nivelet e ulëta të hormoneve të tiroides rezultojnë me harresën, në problemet me përqendrimin dhe depresionin. Për fat të mirë, këto probleme mund të zgjidhen me terapinë hormonale sintetike.
LËKURA
Nëse gjëndra tiroide nuk është mjaft aktive (gjendje e quajtur hipotiroidizëm), trupi ndalon së prodhuari dhe refuzon qelizat nga lëkura. Një gjendje e tillë shkakton lëkurë të thatë, pa shkëlqim. Ngadalësohet edhe rritja e flokëve dhe thonjve.