Se është afruar koha për ndryshime, do t’ju tregojnë këto pesë simptoma të lodhjes kronike të cilat nuk duhet të injorohen.
Nuk mund të flini gjumë ose zgjoheni natën
Rreth 80% e njerëzve që vuajnë nga lodhja kronike kanë probleme me gjumin. Mund të manifestohet si paaftësi për të fjetur, ndërsa kur më në fund t’ju ketë zënë gjumi, ai shpesh ndërpritet, dmth., zgjoheni shumë lehtë në mes të natës. Mirëpo, kur zgjoheni gjatë natës, shpesh ndjeheni sikur nuk keni fjetur fare. Edhe kur të fjeni gjumë 7-8 orët e rekomanduara pa ndërprerje, nuk ndjeheni të mbushur me gjumë.
E keni të vështirë të përqendroheni
Njerëzit supozojnë se simptoma e lodhjes kronike është ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes, por ekzistojnë edhe shenja të tjera siç është harresa e theksuar, vështirësi me përqendrimin dhe shfaqja e gjërave të tjera që ndërhyjnë lehtësisht në atë që ne bëjmë. Njerëzit me lodhje kronike e përshkruajnë këtë ndjenjë si të rrethuar vazhdimisht nga mjegullat e erëta, sikur trurin ta kishin po aq të lodhur sa edhe trupin.
Lodhje pas çdo veprimtarie
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ecjen ose dëgjimin e bashkëbiseduesve në një shoqëri, kështu që në çfarëdo niveli stresi fizik ose emocional ndjeheni sikur të kishit kaluar një luftë. Nëse trupi ose mendja juaj janë të ekspozuara ndaj ngarkesës edhe më të vogël, ndjeheni plotësisht të dobët.
E keni të vështirë të qëndroni në këmbë
Njerëzit që vuajnë nga lodhja kronike, edhe qëndrimin në këmbë mund ta kenë të vështirë. Për më tepër, simptomat e lodhjes kronike mund të bëhen më të theksuara kur qëndrojnë në këmbë, sesa kur shtrihen. Profesionistët besojnë se njerëzit me sindromën e lodhjes kronike përjetojnë një gjendje të quajtur intoleranca ortostatike, ku furnizimi me gjak i trurit dobësohet gjatë qëndrimit në këmbë.
Ndjeni dhimbje në të gjithë trupin
Dhimbje koke të përsëritura, dhimbje në nyje, muskuj dhe madje edhe dhimbje të fytit që nuk kalojnë mund të jenë shenja të lodhjes kronike. Shpesh nuk ka skuqje ose ënjtje – personi ndjen vetëm dhimbje që mund të përhapen në muskuj dhe nyje.