Pesë shkaktarët e zakonshëm të dhimbjes së kraharorit, që nuk kanë të bëjnë me zemrën

Trupi i njeriut është një mekanizëm i patëmetë, i cili është i lidhur më shumë sesa mendojmë. Prandaj, shkaku i dhimbjes fizike mund të jetë psiqike dhe anasjelltas.

Kur do që të shfaqet dhimbja në kraharor, zakonisht mendohet për zemrën dhe problemet me të. Megjithatë, ekzistojnë edhe shumë shkaktarë të tjerë për këtë dukuri të pakëndshme, ja cilat janë më të zakonshmet.

Trupi i njeriut është një mekanizëm i patëmetë, i cili është i lidhur më shumë sesa mendojmë. Prandaj, shkaku i dhimbjes fizike mund të jetë psiqike dhe anasjelltas. As dhimbja e pakëndshme e gjoksit, e cila shpesh ndodh, nuk është përjashtim. Përveç dhimbjes së gjoksit si pasojë psikosomatike, shkaqet më të zakonshme të kësaj gjendjeje janë si në vijim.

Acidet

Ndjesia e djegies në gjoks, e njohur si refluksi (aciditet), ndodh për shkak të kthimit të acidit të stomak në ezofag, gjë që shkakton djegie të pakëndshme. Kjo dhimbje zakonisht shfaqet brenda një ore pas ushqimit, por përveç ushqimit, shkak mund të jenë edhe barnat e ndryshme, stresi emocional, pirja e duhanit, si dhe gëlltitja e shpejtë e ushqimeve si dhe të qëndruarit shtrirë pas ngrënies. Acidet mund të parandalohen me ngrënien më ngadalë,  përtypjen e ushqimit në mënyrë të mjaftueshme, shmangia e ushqimeve djegëse dhe të ngjashme.

Ndrydhja e muskujve

Pas palestrës, por edhe pas ngritjes së ndonjë ngarkese të madhe, shpesh ndodh ngarkesa e muskujve të gjoksit. Dhimbja që shfaqet është e ngjashme me dhimbjen e infarktit. Këshilla më e mirë, sigurisht është që këto muskuj të mos ngarkohen duke ngritur gjësende të rënda.

Herpes zoster

Kjo është një sëmundje infektive gjatë së cilës në lëkurë shfaqen fluska të mbushura me lëng. Përveç dhimbjes dhe irritimit të lëkurës, dhimbjet mund të shfaqen edhe në kraharor, sidomos nëse puçrrat ndodhen në kraharor. Nuk ekzistojnë barna të cilat mund të shkatërrojnë herpes zoster, ajo çfarë duhet të bëni është që të mbani lëkurën të pastër me qëllim që të parandaloni infeksionet bakteriale.

Probleme me pankreasin

Shkaku i dhimbjes në pjesën e kraharorit nëse nuk tregon shenja të sulmit në zemër, nuk do të thotë se dhimbja është e padëmshme. Domethënë, dhimbja e fortë në kraharor mund të tregojë se diçka nuk është në rregull edhe me pankreasin, kjo gjë shpesh mund të nënkuptojë një infeksion, nëse dhimbja zgjat, atëherë duhet të kontaktoni mjekun.

Costochondritis

Kjo gjendje në të fakt do të thotë inflamacion i kërcit të kraharorit. Ajo nga çka shkaktohet është e panjohur, por supozohet se mund të jetë traumë e ndonjë dëmtimi fizik, përpjekje fizike, ndonjë virus ose nodnjë lloj artriti.