Pesë shprehitë që trupi nuk i fal

A e dini se të qëndruarit ulur dy orë në makinë për kurrizin është më keq se tetë orë në zyrë? Mos u përfshini në rreziqe të panevojshme dhe zbuloni se çfarë lë gjurmë afatgjate në trupin tuaj.

Lëvizja jo e mjaftueshme – Qarkullimi i dobët, i cili shpesh ndodh si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik, çon në bllokimin e arterieve, gjë që rrit rrezikun ndaj sulmit në tru. Nëse çdo ditë ecni nga 20 minuta ose tre orë në javë, ky rrezik do të ulet për 50%.

Shumë alkool – Konsumi i tepërt i alkoolit është i dëmshëm. Gota e tretë e verës ose e birrës, në mënyrë të konsiderueshme e ngarkon mëlçinë. Nëse doni të ruani shëndetin, çdo të dytën javë caktoni tre ditë kur nuk do të konsumoni alkool.

Cigaret – Pirjen e duhanin uleni në minimum, pasi që shpie në ngushtimin e enëve të gjakut, e me këtë edhe në hipertension. Helmi i cigareve pengon rritjen dhe aftësinë e rigjenerimit të indeve të eshtrave, të cilat në periudhën e mëvonshme mund të çojnë në osteoporozë. Kur të ndaloni me pirjen e duhanit, organizmit i nevojiten shtatë vjet për të hedhur të gjitha toksinat e grumbulluara.

Ngarkesa e shtyllës kurrizore – Kurrizi e kujton çdo ngarkesë. Dy orë qëndrim ulur në  makinë për kurrizin është më keq se tetë orë qëndrim ulur në zyrë, sepse gjatë kësaj kohe ju ngriheni disa herë. Shtylla kurrizore është veçanërisht e ndjeshme në zonën e kryqit. Sa herë që mundeni, bëni ushtrime për forcimin e muskujve të shpinës.

Probleme me lukthin – Shqetësimet e shpeshta të lukthit mund të tregojnë mungesën e vitaminave në organizëm. Pas kësaj, vjen deri te trashja e mukozës së lukthit, ngërçet dhe dhimbjet. Nëse keni probleme me tretjen, hani karrota ose lakra tri herë në javë, derisa nuk kalojnë simptomat.