Pesë simptoma të atakut kardiak që zakonisht shfaqen një muaj më herët

Hulumtimet e reja kanë treguar se ataku në zemër nuk është gjithmonë i papritur.

Zakonisht mendohet se sulmi në zemër ndodh papritur, por kjo ndodh rrallë. Përveç një ndërlikimi për të cilin nuk keni qenë në dijeni, ka shumë shenja paralajmëruese që mund të tregojnë paraprakisht këtë rrezik.

Hulumtimi i paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës amerikane të zemrës në Dallas ofron përmbledhje të simptomave më të zakonshme që i paraprijnë atakut kardiak te meshkujt. Midis tyre janë identifikuar 5 simptoma të veçanta:

  • Dhimbje gjoksi
  • Marramendje
  • Frymëmarrje e vështirësuar
  • Palpitacionet e zemrës
  • Të fikët

Hulumtimi nxori në pah simptomat e zakonshme që i paraprinë një sulmi në zemër në 567 burra të moshës 35 deri në 65 vjeç.

Pothuajse 80% e simptomave u shfaqën nga katër javë deri në një orë para atakut kardiak.  

Nga ata që kishin simptoma, 56% përjetuan dhimbje gjoksi, 13% gulçim, 4% marramendje, të fikët ose palpitacione. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 53% kishin simptoma para sulmit në zemër.

Megjithatë, hulumtimi ka disa kufizime të rëndësishme. Së pari, gjetjet sugjerojnë se çdo burrë i moshës së mesme me dhimbje gjoksi ose gulçim mund të ketë atak në zemër, jo domosdoshmërishtë.

Studimi gjithashtu nuk mori parasysh shpeshtësinë e simptomave në popullatën e interesit. Por edhe kështu, ajo që sugjerojnë rezultatet është se është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje simptomave që mund t’i paraprijnë një ataku kardiak dhe mbi të gjitha të konsultoheni gjithmonë me mjekun në rast të simptomave të dyshimta.