Pesha, mosha, duhani, alkooli… – ndikojnë në ciklin menstrual!

Trupi i femrës është unik dhe secila femër ka cikël të ndryshëm

Përveç nevojës për të ndryshuar pecetat ose tamponët çdo disa orë, simptomat që femrat i ndjejnë janë edhe: lodhja, përgjumja, dhimbja dhe therrja në zonën e vezoreve, ndërsa paraqitet edhe dëshira për ëmbëlsira dhe ndjeshmëria  emocionale.

Kohëzgjatja mesatare e ciklit është dy deri në shtatë ditë, ndërsa ndryshon nga njëra tek tjetra femër, pasiqë disa kanë më shumë fat dhe cikli u zgjat për pak kohë, ndërsa tek disa zgjat deri në shtatë ditë. Çdo grua ka përbërje të ndryshme hormonale, ndërsa në gjatësinë e ciklit ndikojnë faktorë të ndryshëm. Këto janë vetëm disa prej tyre:

Pesha

Disa kilogramë më tepër mund të çojnë në prodhimin e testosteronit shtesë gjë që pengon ovulimin, shkurton kohëzgjatjen e ciklit ose çon në mospasjen e ciklit. Humbja e menjëhershme e peshës dhe humbja e yndyrës, gjithashtu mund të çojnë në mungesën e  ciklit.

Të ushqyerit dhe stërvitja

E nevojshme është që peshën trupore ta mbani në normale në mënyrë që cikli juaj të jetë i rregullt. Aktiviteti i tepërt fizik ose nënshtrimi ndaj dietave të rrepta mund të shkurtojë ciklin tuaj. Kjo gjë ia bën të vështirë trupit, të mbajë nën kontroll nivelet e hormoneve.

Pirja e duhanit dhe alkoolit

Numri i tepërt i cigareve mund të ndikojë në ndryshimin e nivelit të estrogjenit, progesteronit dhe hormoneve të tjera që kanë të bëjnë me menstruacionet. Alkooli gjithashtu mund të çojë në ndryshimin e nivelit të hormoneve, deri në atë masë sa të ndryshojë ciklin.

Mosha

Me kalimin e viteve, ndryshon edhe kohëzgjatja e ciklit sidomos tek gratë më në moshë të cilat janë afër menopauzës. Adoleshentet kanë problem deri sa të ju rregullohet cikli dhe të bëhet i rregullt.

Gjendja e përgjithshme shëndetësore 

Disa probleme shëndetësore si sindromi ovarian polycystic ose çrregullimet e gjëndrës tiroide siç është hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi ndikojnë në ciklin menstrual. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, vizitohuni tek mjeku.