Majdanozi është një nga erëzat më popullore që e plotësojnë shijen e ushqimeve tona. Ndoshta nuk e dinit se ai edhe ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt, por edhe në rimëkëmbjen e proceseve të ndryshme inflamatore në trup.
Konsumimi i majdanozit rekomandohet në shumë shumë dieta – me vakte të balancuara dhe stërvitje, kjo pije do të përshpejtoj në mënyrë ideal shkrirjen e kilogramëve të grumbulluar.
Majdanozi ka edhe veti diuretike, të cilat i ndihmojnë organizmit që të heqë qafe ujin e tepërt nga organizmi. Nuk përmban yndyrë, ka shumë pak kalori, është i pasur me vitaminë A, vitaminë C, kalium, kalcium dhe fosfor. Gjithashtu përmban edhe quercetin, i cili është antioksidant i fuqishëm që ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit të lartë të gjakut. Përmban veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe shpesh përdoret gjatë inflamacionit të fshikëzës ose veshkave.
Përbërësit e nevojshëm:
- 2 dl ujë
- 1/4 e gotës me gjethe të freskëta majdanozi
- Ëmbëlsues (sipas dëshirës)
- 1/2 limon i shtrydhur
Përgatitja: Hidhni ujë të vluar mbi majdanozin. Lëreni të qëndroj për 5 minuta. Pas kësaj, kullojeni, ëmbëlsoni (nëse dëshironi), shtoni lëngun e limonit dhe pini nga pija e përgatitur.
Çaji i majdanozit mund të pihet edhe disa herë brenda ditës.