Pija magjike që i shkrin kilogramët e tepërt

Kjo pije ndihmon në procesin e humbjes së peshës, forcon imunitetin, por në të njëjtën kohë ul edhe tensionin e gjakut

Pija ndihmon në procesin e humbjes së kilogramëve të tepërt, forcon imunitetin, ul tensionin e gjakut, por përveç kësaj është edhe i pasur me materie ushqyese – vitamina, fibra dhe minerale.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 4 karrota me madhësi të mesme
  • 2,5 cm xhenxhefil
  • 2 limona (të qëruar)
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë uthull molle

Metoda e përgatitjes:

Përbërësit vendosni në shtrydhësen e frutave, ndërsa sasia e lëngut të fituar do të jetë e mjaftueshme për dy ditë, duke pasur parasysh faktin se konsumohet tri herë në ditë.

Çfarë duhet të dini për këtë pije:

Karrotat i forcojnë muret e enëve të gjakut dhe muskulin e zemrës, zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë sulmin në tru, aterosklerozën, venat e zgjeruara.

Xhenxhefili ka efekt shumë të fuqishëm anti-inflamator. Gjithashtu ndihmon gjatë dhimbjes së muskujve dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu e ul tensionin e gjakut, e ushqen trurin me oksigjen, ndërsa është i pasur me vitamina nga grupi B dhe acid askorbik.

Limoni është burim i pasur i vitaminës C, forcon imunitetin dhe luan rol kyç në formimin e kolagjenit.

Hudhra është antibiotik natyral dhe përdoret për të trajtuar infeksionet, në të njejtën kohë ul tensionin e gjakut.

Uthulla e mollës, nga ana tjetër, është një eliksir magjik i pasur me minerale, enzime dhe vitamina. Përveç se është i shkëlqyeshëm për tretje, ndihmon edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.