A përgatitni në shtëpi djathë, kefir ose kos, ndërsa lëngun që mbetet pas shtrydhjes e hidhni? Mos e bëni më këtë gjë, pasiqë hirra është një ilaç mjaft i lashtë.
Se hirra është një ilaç i vërtetë, dëshmitar është edhe Old Tom Parr, fshatari modest anglez i cili jetoi 100 vjet. Ai ishte i njohur pikërisht për faktin se pinte çdo ditë hirrë.
Hirra në formën origjinale është lëng i cili përmban më pak se 1% proteina dhe afërsisht 93% ujë. Përbërësit kryesorë të hirrës janë: kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminta, enzima të vlefshme dhe aminoacidet.
Njëqind gram hirrë përmban vetëm 26 kalori, gjë që e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për humbje peshe.
Hirra është pastrues i fuqishëm i mëlçisë, ndërsa mëlçia e pastër është çelësi kryesor i shëndetit të mirë. Nëse vuani nga çfarëdo sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë.
Ky ilaç i vjetër popullor mund të ndihmojë gjatë:
- Lodhjes kronike dhe stresit;
- Mbipeshës dhe ngrënies së tepërt;
- Tensionit të lartë;
- Rënien e imunitetit;
- Komplikime gastrike;
- Sëmundje të mëlçisë;
- Kandida;
- Pastrimin e organizmit nga toksinat.