Ushqimin dhe pijet që i marrim në organizëm ndikojnë ndjeshëm në shëndetin, gjendjen shpirtërore, por edhe në aromat e trupit të cilat sekretohen nga djersitja, pështymja, nevoja e madhe ose e vogël.
Nëse doni të siguroheni se sistemi i tretjes ju funksionon siç duhet dhe se do t’i eliminojë të gjitha mundësitë për erën e keqe të gojës ose erën e pakëndshme të djersës, konsumojeni këtë pije të shijshme dhe shumë të shëndetshme.
Përbërësit: 2 mollë, 4-5 fletë lakër jeshile, 1 tufë majdanoz, lëngun e një limoni, 1 copë xhenxhefil.
Përgatitja: Përbërësit lani mirë me ujë të ftohtë dhe të gjitha ato vendosni në blender. Ju mund të shtoni edhe disa kube akulli. Të gjitha këto përzijini mirë, vendosni në një gotë dhe pijeni në mëngjes.