Pije me bazë selinoje për energji jetësore

Për të shmangur efektet anësore të ditëve të ftohta si, rrjedhje hundësh dhe energji jo të mjaftueshme, forcimi imunitetin nëpërmjet këtyre lëngjeve me bazë perimesh.

Ditët e vjeshtës dhe të ftohtit zakonisht shoqërohen nga ftohjet e bezdisshme, rrjedhja e hundës dhe mungesa e energjisë. Për të shmangur këto efekte anësore, forconi imunitetin tuaj përmes këtyre lëngjeve me bazë perimesh.


Pije për imunitetin

  • Përbërësit: 1 panxhar të vogël, 3 karrota, 8 kërcej selino, 1 copë brokoli, 2 thelpinj hudhër.
  • Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzijini në blender.

Pije për energji

  • Përbërësit: 1 trangull, 8 kërcej selino, 1 dorë lakër jeshile, 1 dorë majdanoz, ¼ limon me lëvore (paraprakisht e pastruar), xhenxhefil i grirë
  • Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzijini me blender.