Pijeni para se të fleni gjumë: Pija nga shafran i Indisë për lehtësimin e simptomave të alergjisë sezonale

Shafrani i indisë është i njohur për efektin e tij anti-inflamator dhe mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Lexoni disa prej tyre.

Marrja e antihistaminës nuk është mënyra e vetme për të luftuar alergjitë sezonale. Ekzistojnë artikujt ushqimor që mund të lehtësojnë simptomat, ndërsa njëri prej tyre është shafran i Indisë.

Kjo erëz popullore indiane është e njohur për efektin e saj anti-inflamator. Mund të përdoret në mënyra të ndryshme.

QUMËSHTI 

Ju mund të përgatitni qumësht shafrani të Indisë duke përzier një gjysmë luge çaji pluhur shafrani me një filxhan qumësht të nxehtë (mund të përdorni qumësht lope, bajamesh, orizi), një lugë çaji mjaltë dhe një shumë pak piper të zi. Pijeni këtë pije çdo ditë para se të fleni gjumë gjatë sezonit të alergjisë.

ÇAJI

Ju mund ta përgatitni çajin duke përzierë gjysmë lugë çaji pluhur shafrani, gjysmë lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë. Çajin e shafranit të Indisë pijeni dy herë në ditë për të lehtësuar simptomat e alergjisë sezonale.

Sigurisht, duhet të dini që nëse keni formë të rëndë alergjie, nuk duhet të ndërprisni terapinë e përshkruar nga mjeku dhe ta zëvendësoni atë me ushqime të caktuara.