Pijet që e zvogëlojnë tensionin e lartë të gjakut

Nëse nuk trajtohet, mund të ketë edhe rezultat fatal, tensioni i lartë pothuajse nuk ka asnjë simptomë, prandaj edhe për këtë arsye atë e quajnë si "vrasësi i heshtur".

Tensioni i lartë i gjakut do të thotë që gjaku i shtyn enët e gjakut më fort sesa që duhet. Me kalimin e kohës mund të vjen deri te dëmtimi i mureve të enëve të gjakut, mund të ndodhë bllokimi arterial dhe mungesa e oksigjenit në trup. Nëse nuk trajtohet, mund të ketë edhe rezultat fatal, tensioni i lartë pothuajse nuk ka asnjë simptomë, prandaj edhe për këtë arsye atë e quajnë si “vrasësi i heshtur”.

Masat e parandalimit janë mjaft të thjeshta, ndërsa me pak ndryshime tek të ushqyerit dhe mënyra e jetesës mund të arrihet shumë.

Ju duhet të reduktoni konsumimin e kripës dhe të hani më shumë fruta dhe perime. Gjithashtu, hulumtimet shkencore kanë treguar se edhe këto pije ndihmojnë:

Çaji jeshil

Një studim i vitit 2004, i cili analizoi 25 kërkime shkencore të pavarura mbi këtë temë, tregoi se konsumi i rregullt i çajit të gjelbër për 12 javë ose më shumë do të zvogëlonte tensionin e gjakut.

Lëngu i panxharit

Një studim i kryer në Londër tregoi se një gotë me lëng të freskët të panxharit një herë në ditë ndihmon në rikthimin e tensioni brenda kufijve të shëndetshëm. Ky efekt arrihet në sajë të përmbajtjes së lartë të nitrateve në panxhar, theksohet në studimin e Fondacionit britanik të zemrës. Megjithatë, shkencëtarët rekomandojnë që panxhari të mos gatuhet. Mund ta konsumoni të gatuar me avull ose si lëng, kështu është më i shëndetshëm.

Kombucha

Ka një përqindje të lartë të probiotikëve. Kjo pije ndihmon në ruajtjen e bilancit të shëndetshëm të baktereve të mira në zorrë dhe konsumi i rregullt për tetë javë mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë.