Pikat e syve mund të ngadalësojnë përparimin e miopisë tek fëmijët

Përafërsisht një në tre të rritur në mbarë botën është shkurtpamës dhe prevalenca globale e miopisë parashikohet të rritet në 50% deri në vitin 2050.

Rezultatet nga një provë e re klinike sugjerojnë se terapia e parë me ilaçe për të ngadalësuar përparimin e miopisë tek fëmijët mund të jetë në horizont.

Gjegjësisht, një studim trevjeçar zbuloi se një pikë apo dozë e vogël në ditë e atropinës në secilin sy, ilaç që përdoret për zgjerimin e bebëzave, ishte më i suksesshëm se një placebo në frenimin e zgjatjes së syve tek fëmijët shkurtpamës/miopë të moshës 6 deri në 10 vjeç.

Ndërkohë që, kjo zgjatje çon në miopi apo shkurtpamësi, e cila fillon te fëmijët e vegjël dhe vazhdon të përkeqësohet në vitet e adoleshencës përpara se të barazohet te shumica e njerëzve. Përveçse kërkon korrigjim të shikimit gjatë gjithë jetës, miopia rrit rrezikun e shkëputjes së retinës, degjenerimit makular, kataraktit dhe glaukomës më vonë gjatë jetës së një personi.

Përafërsisht një në tre të rritur në mbarë botën është miopik dhe prevalenca globale e miopisë parashikohet të rritet në 50% deri në vitin 2050.

Siguria e barnave u vlerësua në një provë tek 573 pjesëmarrës, ku përfshiheshin fëmijë të moshës 3 deri në 16 vjeç. Të dy formulimet me dozë të ulët ishin të sigurta dhe të toleruara mirë. Efektet anësore më të zakonshme ishin fotosensitiviteti, konjuktiviti alergjik, acarimi i syve, bebëzat e zmadhuara dhe shikimi i paqartë, megjithëse raportet për këto efekte anësore ishin të pakta.

Burimi: JAMA Ophthalmology

Përktheu dhe përshtati:S.N