Kakoja është pija që të gjithë e kujtojmë nga fëmijëria. Edhe si të rritur nuk duhet të heqim dorë nga kjo pije e shëndetshme, e cila rekomandohet të pihet kryesisht para kohës së gjumit. Ja se si ndikon kakaoja në trupin tonë.
E përforcon kujtesën – kakajo përmban mjaft flavonoide të vlefshme të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin më të mirë të trurit dhe në këtë mënyrë e përmirëson memorien dhe parandalon shfaqjene e dementinsë në pleqëri.
Kujdesuet për zemrën dhe enët e gjakut – nëse nuk e keni ditur, kakajo në mënyrë të përkryer e stabilizon tensionin e gjakut, forcon enët e gjakut dhe kështu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ndihmon në shërimin e muskujve – shumë herë është vërtetuar se sa kakaoja është e rëndësishme në shërimin e muskujve, kështu që rekomandohet që të pini një filxhan çokollatë të nxehtë ose kakao pas stërvitje, sepse ato janë të mbushura me proteina të cilat janë të rëndësishme për rigjenerimin e muskujve dhe karbohidrate të shëndetshme të cilat do të ju ndihmojnë që të rimerrni energjinë e humbur. Ndërsa në kombinim me qumështin do t’a furnizojnë organizmin me elektrolitet e humbura.
E përmirëson disponimin – përveç përfitimeve në shëndetin fizik, kakaoja ka efekt edhe në psiqikën tonë, kështu që nëse gjatë mbrëmjeve ndjeheni të lodhur nga stresi që keni kaluar ditën dhe keni nevojë për ndihmë për t’u çlodhur dhe për të fjetur më mirë, atëherë pini një filxhan kakao të nxehtë.
Parandalon të ngrënit tepër gjatë mbrëmjes – megjithëse ka mjaft kalori, në mbrëmje më së mirë është që të pini një filxhan kakao, sesa çaj. Kjo është për shkak se kaloritë e kakaos do t’ju ngopin, kështu që nuk do të keni nevojë për një vakt tjetër përpara se të fleni.