Një studim i kryer në Danimarkë tregoi se nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë i rrezikojnë fëmijët e tyre të ardhshëm të zhvillojnë strabizëm, një çrregullim i lëvizjes së syve. Me zhvillimin e saktë të syve dhe rrugëve vizuale, zhvillohet shikimi binocular, ku shikimi me të dy sytë duhet të koordinohet për të bashkuar dy imazhe në një paksa të ndryshme dhe për të marrë dimensionin e tretë të plotë të imazhit (stereoview), por nëse sytë nuk shikojnë në të njëjtin bosht dhe nuk lëvizin së bashku, zhvillimi normal i vizionit stereo është i pamundur.
Rezultatet treguan, se fëmijët nënat e të cilëve pinin nga pesë deri në nëntë cigare në ditë gjatë shtatzënisë kishin një rrezik 38 për qind më të lartë për të zhvilluar strabizëm, ndërsa fëmijët nënat e të cilëve pinin 10 ose më shumë cigare gjatë shtatzënisë kishin një rrezik 90 për qind më të lartë.
Në të kundërtën, syri mund të ikë drejt hundës (strabizmi konvergjent) ose nga jashtë (strabizmi divergjent), dhe ka forma më të rralla të devijimit vertikal të syrit ku syri ikën lart ose poshtë, ose janë të mundshme kombinime të devijimeve të ndryshme. Në rastet kur lëvizjet e të dy syve nuk janë të koordinuara, pavarësisht nëse njëri sy mbetet prapa në lëvizje apo nëse në pozicionin e tij parësor (duke parë drejt përpara) nuk është i vendosur drejt, është e nevojshme të kryhet një operacion për strabizëm.
Burimi: Reuters
Përktheu dhe përshtati:S.N