Pirja pasive e duhanit është kërcënim më i madh për gratë, se sa për burrat

Studim i kohëve të fundit i shkencëtarëve australianë i bazuar në mostrat e gjakut, tregoi se adoleshentet janë më të rrezikuara nga kolesteroli i lartë dhe sëmundjet e zemrës

Prej kohësh dihet se pirja pasive e duhanit mund të ketë pasoja serioze mbi shëndetin e jo-duhanpirësve, por kërkimet më të fundit australiane kanë treguar se dukshëm më të ekspozuar ndaj sëmundjeve janë gratë. 

Siç raportohet në revistën “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, adoleshentet vajza janë shumë më të ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit në mënyrë pasive, sese bashkëmoshatarët e tyre të gjinisë së kundërt.

Hapi i ardhshëm i shkencëtarëve do të jetë shpjegimi se, përse gratë e ekspozuara ndaj tymit të duhanit janë më të ndjeshëm ndaj rreziqeve se sa burrat.

Ekipi shkencor i Universitetit Australia Perëndimore kreu një studim i cili përfshiu më shumë se një mijë adoleshentë jo-duhanpirës, duke u fokusuar në zakonet e pirjes së duhanit në shtëpitë e tyre. Të anketuarit kishin lindur ndërmjet viteve 1989 dhe 1992, ndërsa u vëzhguan aktivitetet që kanë të bëjnë me tymin e cigareve, fillimisht me prindërit e tyre dhe më pas me anëtarët e tjerë të familjes.

Studimi zbuloi se pothuajse çdo i dyti fëmijë në shtëpitë e tyre ishini më të ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit, ndërsa bazuar në mostrat e gjakut rezultoi se adoleshentët vajza ishin më të ekspozuara ndaj rrezikut nga kolesteroli i lartë dhe sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët australianë argumentojnë se hulumtimi është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar efektet e pirjes pasive të duhanit dhe njoftojnë se hapi tjetër i ardhshëm do të jetë një shpjegimi se, përse gratë e ekspozuara ndaj tymit të duhanit janë më të ndjeshme ndaj rreziqeve se se burrat.