Pamja klinike e inflamacionit akut të mushkërive është e ndryshueshme dhe mund të përfshijë zhvillimin e shpejtë të shenjave të një sëmundjeje të rëndë, potencialisht vdekjeprurëse e ndjekur nga komplikime të shumta, kështu që vendimi i shpejtë dhe racional në zgjedhjen e mjekimit është i nevojshëm që në takimin e parë me pacientin. Pneumonia është gjendje shëndetësore e cila paralajmëron trajtimin emergjent, pasiqë mund të ketë pasoja fatale, sidomos në popullatën e re.
Inflamacioni i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve të moshës deri pesë vjeçare.
SHKAKTARËT
Megjithëse janë të njohur mbi njëqind shkaktarë të mundshëm të pneumonisë (bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët), një numër i madh i pneumonive shkaktohen vetëm nga disa mikroorganizma. Streptococcus pneumoniae është sigurisht patogjeni më i zakonshëm tipik i izoluar dhe nga ai shkaktohen më shumë se 80% e pneumonive. Ndër të tjera, më të zakonshme janë: Haemophilus influenzae, Moraxella catarrhalis – shkaktarët që duhet të merren parasysh tek pacientët me sëmundje pulmonare kronike obstruktive, ndërsa tek pacientët me sëmundje shoqëruese ose ata që jetojnë nëpër spitale, më të zakonshme janë infeksionet e shkaktuara nga bacilet gram-negative Klebsiella pneumoniae, Escherichia coli…
SIMPTOMAT
Pneumonia tipike fillon papritmas me ethe dhe ftohje, ndjekur nga temperatura e lartë e trupit, dhimbje gjoksi gjatë frymëmarrjes së thellë, kollitje me sekret, shenja të përgjithshme dhe simptoma të sëmundjes, leukocite të larta dhe faza e lartë akute e inflamacionit.
Nga ana tjetër, inflamacionet atipike të mushkërive zakonisht zhvillohen me dominimin e simptomave të përgjithshme, ethet dhe kollitja e thatë, e shpeshtë dhe irrituese.
Është provuar se fillimi i hershëm i trajtimit ndikon drejtpërdrejti në uljen e vdekshmërisë dhe frekuencën e komplikimeve të shumta të pneumonisë.