A mundet që një person që ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneka (Vaxzevria) të marrë dozën e dytë të vaksinës nga një prodhues tjetër?
Agjencia evropiane e barnave (EMA), Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe vetë prodhuesit rekomandojnë përdorimin e së njëjtës vaksinë si për dozën e parë ashtu edhe për të dytën.
Përdorimi i një vaksine tjetër për dozën e dytë tek personat që morën vaksinën AstraZeneka për dozën e parë konsiderohet eksperimentale, pasi aktualisht nuk ka të dhëna për sigurinë dhe efektivitetin e regjimeve të tilla të vaksinimit të kombinuar. Në Britaninë e Madhe, ku deri më tani përvoja më e madhe është me vaksinën Vaxzevria, të gjitha rastet e efekteve anësore të karakterizuara nga tromboza dhe trombocitopenia kanë ndodhur pas dozës së parë të vaksinës dhe nuk janë raportuar pas dozës së dytë.
Ekspertët rekomandojnë që të gjithë ata që marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneka duhet të marrin të njëjtën vaksinë për dozën e dytë.
Përjashtimi i vetëm nga ky rregull që të dyja dozat e vaksinës duhet të jenë nga i njëjti prodhues, janë situatat kur personi në dozën e parë zhvillon efekt anësor serioz (për shembull, nëse personi zhvillon çrregullim të gjakderdhjes pas dozës së parë të vaksinës, të tilla si gjakderdhje nënlëkurore larg zonës së vaksinës, mpiksje gjaku kudo në trup, gjë që nuk mund të interpretohet për ndonjë arsye tjetër), por që për secilin rast individual të bien dakord me mjekun e përfshirë në trajtimin e efekteve anësore.