Për një jetë normale dhe produktive, njeriu duhet të jetë i shëndetshëm, si mentalisht ashtu edhe fizikisht. Ankthi paraqet një pengesë të madhe, ndërsa zakonisht lind si rezultat i frikës ose shpresës që kemi për të arritur diçka që nuk është e arritshme, problemet aktuale jetësore, si dhe presioni që ndiejmë “përbrenda”.
Kur ndjenja e panikut dhe ankthit të kaploj trupin e juaj, provoni të përdorni këto teknika të thjeshta për të mposhtur ankthin. Në vazhdim janë tre mënyra të thjeshta se si t’ja dilni mbanë me sulmet e panikut.
Bëni push-ups
Push-ups janë mënyra më e mirë për të ndryshuar mendimet e juaja gjatë ankthit dhe të siguroni gjak të mjaftueshëm që të kaloj nëpër trupin tuaj dhe ta keni më të lehtë. Ato na bëjnë më të fuqishëm, jo vetëm fizikisht, por gjithashtu na lejojnë të mendojmë më shumë si pasojë e qarkullimit të përshpejtuar të gjakut në trurin tonë. Kur filloni të veproni, do t’i mendoni më pak problemet e juaja, me çka do të zvogëloni ankthin.
Merrni frymë thellë
Kur mendoni se jeni duke u ballafaquar me panik dhe mendoni se nuk do të ja dilni të merrni me të, merrni frymë thellë disa herë. Mendoni për një plan racional dhe shpikni ndonjë aktivitet i cili do t’ju bëjë që të mos mendoni negativisht dhe të lejoni që t’ju fitojë paniku. Merrni frymë thellë, qëndroni në heshtje për pak minuta, dëgjoni çdo zhurmë rreth jush, pasi që në këtë mënyrë do t’i largoni mendimet e juaja nga problemi. Merrni frymë thellë derisa të ndiheni më të qetë.
Ngisni biçikletën
Mund të duket e papërshtatshme, por me të vërtetë ndihmon. Jo vetëm që të ngasësh biçikletën është një lloj stërvitjeje, por gjithashtu ju vë në tempon e ushtrimit ritmik. Derisa e ngisni biçikletën nëpër parqe, ju lidheni më shumë me natyrën dhe kjo gjë ju ndihmon që të gjeni paqe.