Mysafir në edicionin e ri të podcast-it “Pediatri juaj” është Prof. Dr. Dejan Dokiq, specialist pulmo-alergolog dhe drejtor i Klinikës Universitare për Alergologji dhe Pulmologji.
Prof. Dr. Dokiq përgjigjet në shumë pyetje, me të cilat u përpoqëm të zgjidhim disa nga dilemat dhe paqartësitë më të shpeshta që kanë të bëjnë me astma – sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes, e cila manifestohet me simptoma të caktuara. “Më shpesh bëhet fjalë për një kollë, e cila mund të jetë kryesisht e thatë, ose ndonjëherë mund të nxirret pështymë e vogël, e trashë, si ngjitës, por karakterizohet edhe me shtrëngime në gjoks, ngufatje dhe fishkëllimë në gjoks. Këto janë simptomat më të zakonshme”, thotë Prof. Dokiq në podcast-in “Pediatri juaj”.
Astma ka shumë fytyra – sëmundja prek njerëzit e të gjitha moshave dhe ngadalë po merr përmasa epidemike. Shpesh shfaqet gjatë fëmijërisë së hershme dhe megjithëse mund të jetë një gjendje serioze, astma mund të kontrollohet me një trajtim të duhur. Hapi i parë është të identifikoni dhe shmangni shkaktarët.