Prezenca e mamisë në shtëpinë e të një porsalinduri sjell paqe dhe qetësi – është momenti kur prindërit mund të marrin frymë, të pushojnë për një moment dhe të pyesin çfarë të duan, për kujdesin e foshnjës dhe nënës.
Infermierja kujdestare është një dorë ndihme për të gjithë prindërit e rinj që janë në fillimet e prindërimit, një proces që zgjat gjithë jetën.
Nuk ekziston lumturi, gëzim, harmoni më të madhe se ardhja e një anëtari të ri në shtëpi. Prindër të gëzuar pa masë, ndjenja sublime, por edhe pak frikë, pasiguri që lind nga pyetja: Çfarë më pas? A do t’ia dalim dot në rolin e prindërve jashtë spitalit, ku gjithçka ishte më e lehtë sepse të gjithë ishin afër bebit dhe kujdeseshin? A do të mundemi?
Ushqyerja me gji, larja, kujdesi për kordonin e kërthizës, ndërrimi i rrobave, pozicioni i gjumit… Prindërit e rinj kanë shumë nevojë për inkurajim dhe mbështetje, sqarim të dilemave dhe përgjigje për të gjitha pyetjet e paqarta që lidhen me anëtarin më të ri të familjes.
Në temën “Roli i infermieres/mamisë” në edicionin e ri të podcast-it “Pediatri juaj”, zhvillojmë bisedën me Juliana Maxhovska, infermiere e diplomuar, e cila ka mbi 30 vjet përvojë në shërbimin e mamisë.