Meqë poleni është produkt i cili përmban mjaft lëndë ushqyese dhe përbërës shërues, konsiderohet si stimulues natyror i imunitetit.
Poleni është super ushqim për njerëzit, pasi që përmban:
- Vitamina;
- Minerale;
- Aminoacidet;
- Fitosterole;
- Antioksidantë;
- Lipide;
- Lidhje aromatike;
- Acide yndyrore të pangopura.
Pluhuri i bletës e forcon sistemin imunitar nëpërmjet vetive antioksiduese. Antioksidantë përdoren për të çaktivizuar radikalet e lira në trup. Radikalet e lira janë nënprodukte të oksigjenit të cilat mund të dëmtojnë qelizat dhe janë të lidhura me një sërë sëmundjesh degjenerati, sidomos ato që kanë të bëjnë me plakjen. Antioksidantët mund të bllokojnë dëmtimet e mëtejshme, e madje edhe të reduktojnë shumë nga oksidimi qelizor që tashmë është bërë. Në të gjenden pothuajse të gjitha mineralet që gjenden në gjak. Konsiderohet si burim i shkëlqyer i hekurit, bakrit dhe manganit.