Loja e fëmijëve shpesh mund të përfundojë me lot ose lëndime, siç e kemi parë vetë teksa jemi rritur. Gjunjët e plagosur, mavijosjet dhe gërvishtjet në fytyrë apo duar nuk janë asgjë e pazakontë në jetën e një fëmije. Pra, mos u frikësoni nëse shihni pak gjak, pastrojeni atë me këto këshilla. Reagim të menjëhershëm kërkohet vetëm në një situatë kur fëmija ka një dëmtim të atillë, kur rrjedh gjak shumë. Atëherë, siç theksojnë Dr. Kerol Kuper dhe Dr. Polla M. Elbirt, shkoni në spital.
Si të trajtoni prerjet dhe gërvishtjet?
- Lani duart
- Shpëlajeni plagën ose fshijeni zonën përreth saj me një pecetë antiseptike ose pambuku me ujë të nxehtë/vakët
- Hiqni pluhurin apo gurët e mbetur
Kur duhet të vizitoni një mjek?
- Nëse një pjesë e objektit të huaj mbetet në plagë
- Nëse fëmija ka një plagë të madhe, të thellë ose të çrregullt
- Nëse ka një plagë të madhe në fytyrë
- Nëse ka një plagë ose gërvishtje që është shumë e ndotur
- Ka një plagë shpimi të shkaktuar nga një objekt i ndotur ose i ndryshkur
Çfarë duhet të bëni në rast të gjakderdhjes së rëndë?
- Ushtroni presion mbi plagën dhe ngrini gjymtyrën mbi nivelin e zemrës së fëmijës për të reduktuar gjakderdhjen (për shembull, nëse lëndimi është në krah, ngrijeni atë në ajër mbi nivelin e zemrës)
- Mbështilleni plagën me garzë të pastër dhe me fashë
- Nëse dyshoni për tronditje, shtrijeni fëmijën dhe mbajeni pjesën e dëmtuar pak më lart
- Telefononi mjekun ose telefononi ambulancën.
Përktheu dhe përshtati:S.N