Prim. Dr. Ivanka Stefanovska: Sindroma e shuplakave të mpira dhe gjërave që bien nga duart

Konsiderohet si sëmundje e kohërave moderne ose thënë ndryshe, sëmundje me shkaktarë modern.

Shkruan: Prim. Dr. Ivanka Stefanovska,

ortoped


Sindroma e tunelit karpal është sëmundje e shuplakës, e cila ndodh për shkak të presionit mbi nervin që irriton (transmeton stimuj) në gishtin e madh, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm të dorës, gjë që shkakton humbje të forcës dhe ndjesin në dorë. Kështu, ata që kanë këtë sindromë fillojnë t’u bien gjërat nga duart ose zgjohen natën përshka të shuplakave të mpira.

Konsiderohet si sëmundje e kohërave moderne ose thënë ndryshe, sëmundje me shkaktarë modern.

PSE NDODH KJO SINDROMË?

Në zonën e kyçit të dorës, kockat formojnë një thellim që strehon tendinat që i lëvizin gishtat, ndërsa përmes tyre nervat. Mbi këto struktura gjendet një ligament që e kufizon hapësirën në atë pjesë. Për shkak të punës dhe aktivitetit të tepërt, artritit reumatoid ose reaksioneve të tjera inflamatore në tendina, grumbullohet lëng dhe bëhet presioni mbi vetë nervin, kështu që ai nuk ka ku të zgjerohet dhe të qetësohet.

Ata që e kanë këtë sindromë fillojnë t’ju bien gjërat nga duart ose zgjohen natën me shuplaka të mpira.

Pacientët e ndiejnë atë si mpirje, e cila zakonisht fillon si mpirje e shuplakës gjatë natës, ose më saktë në tre gishtat e parë. Ata zgjohen dhe nëse mpirja ndjehet në dorën e majtë, ata mund të mendojnë se bëhet fjalë për sulm në zemër. Më vonë, shuplaka fillon të mpihet edhe gjatë ditës. Pastaj ndjehet dobësimi i shuplakës, sidomos kur nevojitet më shumë “shtrëngim”, për shembull për të hapur një shishe. Ata lëshojnë gjësende nga dora, që do të thotë se e humbasin edhe shtrëngimin edhe ndjesinë.

Kohët e fundit, një nga shkaqet më të zakonshme të sindromës është përdorimi i miut kompjuterik, pasiqë dora është ngritur gjatë gjithë kohës në shuplakë, përdoren gishti tregues dhe gishti i mesëm për klikim, me ç’rast tendinat në atë pjesë janë të ngarkuara.

TRAJTIMI

Sindroma e tunelit karpal trajtohet nëpërmjet një ndërhyrjeje të vogël, e cila përfshin prerjen e ligamentit që e shtyp nervin, me anestezi lokale. Kirurgjia është ambulatore dhe pacienti për 2-3 orë lëshohet në shtëpi. Pas ndërhyrjes, sindroma nuk shfaqet përsëri, përveç tek pacientët në dializë, tek të cilët për shkak të dializës u grumbllohen substanca në atë pjesë të shuplakës. Të gjitha problemet e duarve që paraqiten si rezultat i ndryshimeve degjenerative të tendinave janë më të zakonshme tek gratë, pasiqë ata nuk kanë muskuj shumë të fortë të krahëve.

Me kalimin e viteve, sidomos në menopauzë, masa e muskujve zëvendësohet me ind yndyror dhe forca zvogëlohet. Në këtë periudhë paraqitet osteoporoza, osteopenia e skeletit. Kur keni një situatë të tillë, ndërsa gruaja dëshiron të bëjë gjërat që ka bërë dhe dëshiron të ngrejë diçka të rëndë, ajo e ngre atë me duart e saj, duke i ngarkuar kështu të gjitha tendonat në duar. Ashtu të ngarkuara zhvillojnë më shpejtë reaksione inflamatore. Përveç kësaj, të gjitha simptomat si plasaritje e gishtërinjve, dhimbje rreth tendinave, tuneli karpal, janë rezultat i saj.

Kjo sëmundje po bëhet moderne, pasiqë masa e muskujve humbet me shpejtësi në ditët e sotme, sepse pak njerëz kanë regjime të rregullta ushtrimesh dhe mirëmbajtje të masës së muskujve.

Kur ndodh mpirja e tre gishtërinjve, bëhet ekzaminimi elektromiografik, ose ekzaminimi i përçimit të nervit qendror që i irriton ato gishta. Ky ekzaminim bëhet sepse nganjëherë shkaku mund të jetë presioni në qafë nga ndryshimet e spondilozës, ndërsa rrënjët e atij nervi janë rreth qafës. Na duhen prova të qarta se presioni është në kyçin e dorës ose në qafë ose në të dyja vendet, gjë që ndodh shpesh. Nëse është vetëm në kyçin e dorës, trajtimi është padyshim shumë i suksesshëm, mirëpo nëse është në të dyja vendet, do të ketë pak lehtësim, pasiqë disa nga simptomat do të zvogëlohen përmes eleminimit të presionit në kyçin e dorës.