Prim. Dr. Lidija Biserkoska-Atanasovska: Çfarë nënkupton kur në lëkurë shfaqen akne dhe skuqje, ndërsa puberteti ka kaluar

Rozacea quhen edhe aknet tek të rriturit. Shfaqet papritur me skuqje të fytyrës, e cila kalon shpejt dhe sërisht përsëritet. Pas një kohe, shfaqet skuqjs e vazhdueshme në zonën e mesme të fytyrës dhe mund të përhapet tek faqet, balli, mjekra dhe hunda.

Shkruan: Prim. Dr. Lidija Biserkoska-Atanasovska

Dermatologe


Skuqeni edhe gjatë sikletit më të vogël, keni akne edhe pse ka kohë që ka kaluar nga puberteti ose ju dalin në pah kapilarët e lëkurës. Këto janë vetëm disa nga simptomat që mjekët mund të dyshojnë se ju keni rosacea.

Ajo mund të ndikojë edhe sytë, veshët, gjoksin dhe shpinën. Mund të shfaqen enë të vogla të gjakut rreth zonave të skuqura të lëkurës, te të cilat tashmë ka edhe puçrra të vogla. Për dallim nga rasti i akneve, kur bëhet fjalë për rosacean, në lëkurë nuk ka komedone -njolla të zeza.

Jo të gjithë i kanë të gjitha simptomat, ndërsa enët e vogla të zgjeruara të gjakut gjithashtu mund të jenë rezultat i ekspozimit të zgjatur në diell, dhe jo rosaceas. Megjithatë, nëse lëkura nuk kthehet në ngjyrën normale, ndërsa ndryshimet janë të dukshme, shkoni te dermatologu.

Për dallim nga rasti i akneve, kur bëhet fjalë për rosacean, në lëkurë nuk ka komedone -njolla të zeza.

KUR SHFAQET SËMUNDJA?

Puçra të vogla të kuqe, ku disa janë me qelb, shfaqen në fytyrë të shoqëruara me skuqje dhe enë të hollë të gjakut të dukshëm në sipërfaqen e lëkurës. Në raste më të rënda, zhvillohet edhe rhinophyma kur gjëndrat dhjamore zmadhohen dhe shkaktojnë ënjtje dhe skuqje të gjysmës së poshtme nga hunda deri te faqet.

Rinofima më së shpeshti shfaqet tek burrat. Rreth 50 përqind e njerëzve me rosacea kanë djegie dhe kruarje të syve. Ky është konjuktiviti, i cili mund të komplikojë shikimin.

Rozacea zakonisht shfaqet tek të rriturit e të dyja gjinive, nga mosha 30 deri në 50 vjeç, të cilët kanë lëkurë të ndritshme. Ndonjëherë sëmundja është më e zakonshme në menopauzë, kështu që femrat shpesh ankohen për një ndjeshmëri të lartë ndaj kozmetikës. Të sëmurët nga rosacea duhet të shmangin pijet e nxehta, ushqimet me erëza, kafeinën, alkoolin dhe ekspozimin e zgjatur në diell. Qëndrimi në diell duhet të jetë i kufizuar, të mbahet kapele dhe në çdo dy orë të aplikohen kremra me faktorë mbrojtës mbi 15. Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta gjithashtu duhet të shmangen, si dhe sa më shpesh që të jetë i mundur qëndrimi në ajër të pastër.

Rozacea zakonisht shfaqet tek të rriturit e të dyja gjinive, nga mosha 30 deri në 50 vjeç, të cilët kanë lëkurë të ndritshme.

TERAPI E VEÇANTË PËR ÇDO PACIENT

Fytyra nuk guxon të kruhet, fërkohet ose masazhohet dhe as të përdoret kozmetikë ose produkte për fytyrën me përmbajtje të alkoolit. Pacienti duhet të mbajë shënim nëse skuqja ka lindur nga ushqimi, aktivitetet, medikamentet. Rekomandimi është kombinim i trajtimeve për secilin pacient në mënyrë individuale. Përmirësimet tek ato vihen re pas tre deri në katër javë trajtim, ndërsa efekt më të madh ka pas dy muajsh.

Enët e vogla të zgjeruara të gjakut janë për trajtim me lazer, ndërsa skuqja mund të mbulohet me pluhur me ngjyrë të gjelbër. Rinofima trajtohet me dermabrasion, lazer dhe metoda të tjera kirurgjikale.