Prim. Dr. Lidija Biserkoska-Atanasovska: Djersitja e tepërt mund të jetë pasojë e infeksioneve, ndryshimeve hormonale, diabetit, rritjes së funksionit së gjëndrës tiroide ose ilaçeve

Zakonisht, djersitja e tepërt quhet edhe hiperhidroza simetrike, gjegjësisht djersitja që zakonisht lokalizohet në të dyja shuplakat, në shputa, djersitje nën sqetull, në fytyrë dhe në pjesës e flokëve të kokës, ose një kombinim i gjithë kësaj.

Shkruan: Prim. Dr. Lidija Biserkoska-Atanasovska, dermatologe


Djersitja e tepërt ose hiperhidroza është dukuri e zakonshme dhe paraqet reagim të pavullnetshëm të trupit si përgjigje të rritjes së temperaturës së trupit, zgjimit emocional ose ngarkesës psikologjike. Djersitja është nën kontrollin e nervave që janë pjesë e sistemit nervor autonom, i cili kontrollon shumë funksione të pavullnetshme të trupit, por në punën e gjëndrave të djersës shpesh ndikojnë shumë faktorë, si temperatura dhe lagështia e mjedisit, çrregullimet hormonale, nervore dhe metabolike, ilaçe të ndryshme… Terapia që redukton djersitjen është antiperspiranti. Ato janë të ndryshme nga deodorantët, të cilët shpesh kanë efekt antibakterial, kështu që këto dyja zakonisht kombinohen në një.

Era e keqe nuk do të thotë hiperhidrozë

Zakonisht, djersitja e tepërt quhet edhe hiperhidroza simetrike, gjegjësisht djersitja që zakonisht lokalizohet në të dyja shuplakat, në shputa, djersitje nën sqetull, në fytyrë dhe në pjesës e flokëve të kokës, ose një kombinim i gjithë kësaj.

Shkaku i kësaj djersitjeje është i panjohur, ndërsa fillon në moshën e adoleshencës dhe ka një tendencë uljeje me kalimin e viteve. Përkundër hiperhidrozës së lokalizuar, hiperhidroza e përgjithshme është djersitja kur preket i tërë trupi. Kjo është pasojë e infeksioneve, ndryshimeve hormonale (menopauzë), diabetit, rritjes së funksionit të gjëndrës tiroide, ose ilaçeve të tilla si fluoksetin (antidepresant). Ndonjëherë edhe për këtë lloj djersitje nuk mund të zbulohet shkaktari. Të dyja llojet e djersitjes janë të dukshme – rroba të lagura, shuplaka të djersitura, qafë dhe flokë të lagur.

Era e keqe nuk do të thotë hiperhidrozë

Për sekretimin e djersës përgjegjëse janë gjëndrat e djersës që sekretojnë ujë (ekrine), ndërsa për erën e djersës janë të rëndësishme apokrinet. Erë e keqe e trupit nuk do të thotë hiperhidrozë, por djersitja e shputave, për një kohë të gjatë në këpucë të mbyllura, krijojnë kushte për shumëzimin e tepërt të baktereve që zakonisht nuk janë të dëmshme, por krijojnë erë të keqe.

Trajtimet

Mjeku juaj mund të bëj disa teste për infeksione, diabetin ose gjendje të tjera, por nëse ka ndonjë arsye, djersitja e tepërt mund të shërohet. Shumica e njerëzve tashmë kanë provuar shumë antiperspirantë që gjenden në treg. Nëse me këto nuk vihet në kontroll djersitja, duhet të kontaktoni dermatologun. Në ato antiperspirantë të disponueshme në treg ka përbërës aktiv si kloruri i aluminit. Produktet me përqendrim të lartë përshkruhen për djersitje të tepërt aksilare (nën sqetull), shputat dhe shuplakat, ndërsa në gjendje të lëngët është e lejuar vetëm për shputat. Në trajtimin e djersitjes së tepruar aplikohet jonoforeza. Kjo është procedurë në të cilën përdoret elektriciteti për të “lënë jashtë” gjëndrat e djersës. Ky trajtim është shpesh efektiv për duart dhe këmbët.

Terapia zgjat 10 deri 20 minuta dhe përsëritet disa herë. Hiperhidroza gjithashtu mund të trajtohet edhe me botoks (botulinum toxin Botox), i cili mund të injektohet në doza të vogla, duke bllokuar kështu aktivitetin e nervave që aktivizojnë gjëndrat e djersës. Kjo lloj terapie vepron menjëherë, efekti zgjat normalisht gjashtë muaj, ndërsa trajtimi mund të përsëritet më shpesh për djersitjen nën sqetulla, por jo në zona më të mëdha. Në lëkurë aplikohet kremë anestezike, por kjo zonë zakonisht nuk është aq e ndjeshme ndaj dhimbjes. Botoki përdoret më rrallë për shputat dhe shuplakat, pasiqë mund të shkaktojë dobësi të përkohshme të gjymtyrëve, por edhe procedura është e dhimbshme.

Djersitja është nën kontrollin e nervave që janë pjesë e sistemit nervor autonom, i cili kontrollon shumë funksione të pavullnetshme të trupit, por në punën e gjëndrave të djersës shpesh ndikojnë shumë faktorë, si temperatura dhe lagështia e mjedisit, çrregullimet hormonale, nervore dhe metabolike, ilaçe të ndryshme…

Nëse trajtimi nuk është i mundur ose nuk ka efekt të mjaftueshëm prej tij, e rëndësishme është që pacienti të vë në pah të gjitha gjendjet dhe situatat që i shkaktojnë djersitje dhe t’i shmang ato. Në këtë mënyrë ne mund të ndihmojmë veten në përballjen me djersitjen e tepërt. Këto situata ose shkaktarë janë: qëndrimi në vende me temperaturë të lartë, nxitimi, pirja e alkoolit, konsumi i ushqimeve me erëza…

Si një vetë-ndihmë, llogariten edhe T-bluzat që veprojnë si mbledhës djersësh, vënja e vatave nën sqetull, pastaj rroba prej materialeve natyrore, si dhe mbathja e këpucëve prej  lëkure të cilat mbrenda dihtës duhet të ndryshohen, sepse këpucët e djersitura thahen pas disa ditësh.

Përgatiti: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk