Prim. Dr. Meri Boshkovska: EEG tek fëmijët dhe adoleshentët – kur dhe përse kryhet?

EEG regjistrimet kryhen për diagnostikim të mirë dhe trajtime të përshtatshme dhe të zbatueshme për pacientët në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës

Shkruan: Prim. Dr. Meri Boshkovska

psikiatër për fëmijët dhe të rinjtë


Elektroencefalografia (EEG) është procedurë diagnostike funksionale dhe jo e rrezikshme, e cila kryhet me ndihmën e elektrodave që vendosen në sipërfaqen e kokës. Ajo në mënyrë grafike e regjistron aktivitetin elektrik të neuroneve, domethënë qelizave të trurit.

EEG është procedurë pa dhimbje, pa rrezatim, si dhe nuk është e dëmshme.

Regjistrimi zgjat njëzet minuta. EEG paraqet përshkrimin grafik të aktivitetit elektrik të trurit që përfitohet me këtë incizim, të cilin pastaj mjeku neurolog e interpreton dhe nxjerr konkluzione të caktuara. EEG është mjet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për diagnostikimin e të gjitha çrregullimeve epileptike, meqë drejtpërdrejt i tregon shkarkimet epileptike të disa neuroneve të trurit.

EEG vlerëson funksionin e trurit dhe ky hetim mund të plotësohet nga tomografia kompjuterike

Në qëllime diagnostike, bëhet edhe gjatë simptomave të dhimbjeve të kokës dhe marramendjes, dëmtimeve në kokë, problemeve të kujtesës dhe përqendrimit, problemeve të gjumit ose pagjumësisë.

Ajo gjithashtu mund të jetë edhe metodë ndihmëse diagnostike në zbulimin e sëmundjeve të tilla si tumoret e trurit, inflamacionit të indeve të trurit (encefalit), çmendurisë etj. Nëpërmjat EEG-së vlerësohet funksioni i trurit dhe ky hetim mund të plotësohet me tomografi kompjuterike (CT) ose me rezonancë magnetike të trurit, që i tregojnë ndryshimet strukturore.

Cilat janë indikacionet për regjistrimin e EEG në fushën e psikiatrisë së fëmijëve, domethënë në cilat kushte duhet të kryhet EEG tek fëmija?

Fëmijët që shfaqin simptoma të spektrit autik, shumë shpesh tregojnë ndryshime në gjetjen neurofiziologjike, ndërsa rreth 10% e tyre kanë epilepsi, edhe atë shpesh me sulme komplekse të pjesshme.

  • Problemet që lidhen me të folurit dhe gjuhën, ose dysphasia zhvillimore, është gjithashtu e ndjekur nga ndryshimet të cilat vihen re në rezultatin e EEG tek rreth 60% e fëmijëve, ndërsa vihen re edhe EEG-ndryshimet tek fëmijët me disleksi.
  • Tek fëmijët që shfaqin sjellje hiperaktive (ose ADHD në klasifikime të tjera ndërkombëtare), ku dominojnë 3 simptomat kryesore (hiperaktiviteti, impulsiviteti dhe pakujdesia), gjatë regjistrimeve me EEG vërehen anomali të caktuara, ndërsa 50% e tyre e kanë të dobësuar funksionin e njohjes / kognitive që ndikon negativisht tek të mësuarit dhe sjellja.

  • Gjatë çrregullimit të të ushqyerit (anorexia nervosa), EEG përshkrimi mund të ndryshojë si pasojë e urisë.
  • Regjistrimi EEG rekomandohet si për fëmijët, ashtu edhe për të rinjtë që kanë  çrregullim të sjelljes dhe lidhshmëri me delikuencën, zhurmat motorike dhe vokale, depresionin, psikozën e fëmijërisë.
  • EEG ka një vend të rëndësishëm në vlerësimin e trajtimit psikiatrik, gjatë të cilës ndërhyrjet terapeutike të ndikojnë EEG gjetjen që përcaktohet nga monitorimi i EEG, domethënë, krahasimi me gjetjet nga regjistrimet e mëparshme.