Prim. Dr. Miroslav Temelkovski: Komplikimet gjatë lindjes cezariane të përsëritur

Në seksionin cezarian, ka një rrezik të lartë për nënën dhe fetusin, si dhe rritet morbiditeti dhe mortaliteti i nënës për dy herë më shumë, në raport me lindjet normale

Shkruan: Prim. Dr. Miroslav Temelkovski – gjinekolog obstetër


Prerja cezariane paraqet lindjen nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale, ku me anestezion të përgjithshëm, epidural ose kurrizor, zakonisht me prerje horizontale në pjesën e poshtme të barkut, largohet fetusi. Me rritjen e përqindjes së seksioneve cezariane, rritet edhe numri i ndërhyrjeve të tilla të përsëritura. Shtatzënia dhe lindja pas çdo seksioni cezarian shoqërohen nga një rrezik i lartë, si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Seksioni cezarian

E gjithë ndërhyrja zgjat rreth 20 minuta, deri në gjysmë ore. Fëmija zakonisht hiqet katër deri në pesë minuta pas fillimit të ndërhyrjes. Seksioni cezarian paraqet ndërhyrje serioze kirurgjikale, kështu që për rimëkëmbje të plotë nevojiten disa javë. Qëndrimi në spital mund të zgjas nga tre deri në pesë ditë.

E gjithë ndërhyrja zgjat rreth 20 minuta, deri në gjysmë ore. Fëmija zakonisht hiqet katër deri në pesë minuta pas fillimit të ndërhyrjes.

Komplikimet pas çdo seksioni tjetër cezarian 

Në dekadën e fundit, numri i lindjeve vaginale po zvogëlohet, ndërsa lindjet me prerje cezariane janë gjithnjë në rritje.

Ashtu si çdo ndërhyrje kirurgjikale që bart rrezik të lartë, ashtu edhe te seksioni cezarian i përsëritur, ka një rrezik në rritje për të dyja palët, nënën dhe fetusin. Morbiditeti dhe mortaliteti i nënës janë dy herë më të lartë, në raport me lindjen vaginale.

Komplikimet mund t’i ndajmë në disa grupe:

Infeksionet, me një incidencë të lartë prej më shumë se 15 për qind, të tilla si endometriti, ndarja e fascias dhe plagëve, si dhe infeksionet e traktit urinar.

Tromboembolizmi një në dy promil shfaqet tek gratë shtatzëna, ndërsa rreziku është tre deri në pesë herë më i madh gjatë seksionit cezarian. Këto bëjnë pjesë: tromboza e thellë venoze dhe tromboflebiti septik i pelvikut, që janë disa nga sëmundjet më të rënda dhe kërkojnë terapi afatgjate.

Lëndimet kirurgjikale, si çarja e mitrës, fshikëzës, zorrëve dhe uretrës janë më pak të zakonshme, por komplikime mjaftë serioze. Atonia e fshikëzës është dy herë më e zakonshëm se sa te pacientët me lindje normale.

Komplikimet anesteziologjike, atonia uterine, funksioni i vonuar i zorrëve, atonia e fshikëzës, placenta accreta-percreta (bashkimi i placentës në shtatzaninë e ardhshme) janë komplikime serioze që e rrezikojnë jetën e gruas shtatzënë. Hysterectomia (heqja e mitrës) pas seksionit cezarian të përsëritur nuk është aq e zakonshme, por është ndërhyrje e serioze.

Seksionet cezariane e rrsin qëndrimin në spital dy herë më shumë, krahasuar me lindjet normale 

Numri i lindjeve me seksion të përsëritur cezarian gjithnjë po rritet

Përqindja e seksioneve të përsëritura cezariane në botë është 89-90%. Numri i rritur është për shkak të faktit se, shumë gra vendosin që të lindin për herë të parë pas moshës 30 vjeçare, por edhe pas të dyzetave. Kjo e rrit përqindjen e seksioneve cezariane, dhe kështu rritet përqindja e seksioneve të përsëritura cezariane në shtatzëninë e ardhshme të kësaj popullsie.

Seksioni cezarian e rrit qëndrimin në spitali për dy herë më shumë sesa lindja normale, nga ku shtohen ditët e qëndrimit në spital gjatë seksionit të përsëritur cezarian, ku në të njëjtën kohë rritet edhe kostoja materiale. Kujdesi pas lindjes me seksion cezarian është më intensiv dhe më i shpeshtë, gjë që rrit koston e hospitalizimit. Nëse vjen deri te shfaqja e ndonjë nga komplikimet e mësipërme, sigurisht që qëndrimi në spital vazhdohet dhe kostot materiale rriten edhe më shumë.

Përgatiti: Sanja Naumovska/sanja@panacea.mk