PRINDËRIT NUK PO I MËSOJNË FËMIJËT GJËNË MË TË RËNDËSISHME: Ekspertët thonë se kjo është një nga arsyet pse fëmijët janë të pakënaqur

Shumica e prindërve i kushtojnë shumë vëmendje pastrimit të dhomave, sjelljes së përgjegjshme dhe bërjes së detyrave të shtëpisë. Këto gjëra janë të rëndësishme, por ekziston edhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme që shumica prej nesh e kanë harruar plotësisht.

Eva Moskovitc, e cila kaloi më shumë se një dekadë duke punuar me fëmijët dhe prindërit, vuri re se nënat dhe baballarët sot harrojnë plotësisht t’u mësojnë fëmijëve të tyre një mësim të rëndësishëm – si të shijojnë jetën. Sigurisht, kjo duket se është diçka që fëmijët e bëjnë natyrshëm. Por shumë fëmijë të lumtur rriten në njerëz të pakënaqur. Arsyeja – ka një ndryshim midis të shijuarit e jetës si fëmijë dhe gatishmërisë për të shijuar jetën si i rritur.

“Që të vazhdoni të inkurajoni fëmijët e juaj, mos lejoni që nëpërmjet dhuratave ti bindni ata që posedimi i gjërave sjell lumturi”, shpjegon Moskovitc.

“Koncepti për ti treguar dashurinë tuaj dikujt tjetër përmes dhuratave është ide e mirë që dikur ka funksionuar mjaft mirë, por shumica e fëmijëve sot marrin aq shumë dhurata saqë shpejt ju bëhet përditshmëri. Luaj me fëmijët, tregoju atyre se sa argëtim mund të kenë vetëm me një kuvertë të thjeshtë letrash. Ndërtoni një shtëpi me pemë ose piqni një tortë së bashku, çojini në një muze… Nëse mund t’u mësoni fëmijëve vlerën e këtyre gjërave të vogla, shanset e tyre për lumturi do të rriten pa masë kur të rriten,” shpjegon ajo.