PROBLEM I PANJOHUR: Çrregullimi që prek shumë organe dhe shkakton shumë simptoma – kontrollohuni nëse ju shqetëson histamina

Mendimi aktual i ekspertëve sugjeron se 1 deri 3 përqind e popullsisë vuan nga intoleranca ndaj histaminës, shumica (80%) e grave të moshës së mesme. Por si shumë gjendje të tjera, intoleranca ndaj histaminës konsiderohet relativisht e rrallë vetëm sepse profesionistët mjekësorë nuk e njohin gjendjen.

Poleni erdhi, ndërsa me të edhe problemet alergjike të shkaktuara nga bimësia e harlisur, por kohët e fundit po rritet numri i atyre që përveç rrjedhjes së hundës, lotëve dhe kruarjeve të syve, si dhe kruarjes së lëkurës, përjetojnë edhe dhimbje koke pas një vakti dhe vështirësi me zorrët që i ngjajnë alergjive ushqimore. Por është konfuz fakti që testet IgE që tregojnë përgjigje ndërmjetësues nga alergjia janë shpesh negative. Një problem mund të jetë intoleranca ndaj histaminës, e cila konsiderohet të jetë sfidë e re për profesionistët.

Mendimi aktual i ekspertëve sugjeron se 1 deri 3 përqind e popullsisë vuan nga intoleranca ndaj histaminës, shumica (80%) e grave të moshës së mesme. Por si shumë gjendje të tjera, intoleranca ndaj histaminës konsiderohet relativisht e rrallë vetëm sepse profesionistët mjekësorë nuk e njohin gjendjen.

Megjithëse interesi për histaminën është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ende nuk ka prova të mjaftueshme shkencore për të ndihmuar në diagnostikimin dhe menaxhimin e gjendjes, megjithëse Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) publikoi një raport shkencor në vitin 2011 duke paralajmëruar se niveli i amineve biogjene në ushqim që është në treg në vendet e Bashkimit Evropian mund të jetë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Midis tyre, histamina ka potencialin më të madh toksik.

A NA DUHET HISTAMINA

E përshkruar për herë të parë më shumë se 60 vjet më parë, efektet e dëmshme të marrjes së tepërt të histaminës u quajtën fillimisht helmim nga peshku, sepse ato shoqëroheshin me konsumimin e këtij ushqimi, por gjendja tani njihet si dehje ose helmim nga histamina. Vitet e fundit, një tjetër çrregullim që lidhet me marrjen e histaminës është përshkruar si pasojë e mungesës së enzimës, pra pamundësisë së disa njerëzve për të metabolizuar histaminën në zorrë, duke sjellë si pasojë ndjeshmërinë ndaj niveleve normale apo edhe të ulëta të saj në ushqim.

Zakonisht njerëzit në fakt nuk zhvillojnë ndjeshmëri ndaj histaminës, por thjesht kanë shumë prej saj, dmth., trupi akumulon nivele të larta të kësaj lënde sepse nuk arrin të zbërthejë molekulën e histaminës. Histamina është molekulë e rëndësishme në trupin tonë që kryen tre funksione të rëndësishme: është një neurotransmetues, kështu që në sistemin nervor si lajmëtar kimik kalon nga një neuron në tjetrin, është pjesë e acidit të stomakut që merr pjesë në tretjen e ushqimit, ndërsa ndihmon sistemin imunitar duke zgjeruar enët e gjakut për qelizat e bardha të gjakut të neutralizojnë më shpejt “pushtuesit” (pjesë e mekanizmit inflamator të përgjigjes sonë imune). Megjithatë, kur nivelet e histaminës bëhen shumë të larta, rezultati është përkeqësim serioz i cilësisë së jetës dhe madje edhe vdekje. Nga dy enzimat kryesore në trup që shpërbëjnë histaminën – N-metiltransferaza (HMT), e cila merret me histaminën në sistemin nervor qendror dhe diamine oksidaza (DAO), e cila është përgjegjëse për zbërthimin e histaminës së marrë me ushqim – kjo e fundit është në shumicën e rasteve përgjegjëse për problemet që ndjejnë individët. Gjegjësisht, paaftësia e DAO për të degraduar histaminën e tepërt rezulton në një efekt të dyfishtë: rritje të niveleve të histaminës dhe simptoma të pakëndshme.

SHENJAT E MUNDSHME TË INTOLERANCËS

  • Ngërçet e barkut
  • Çrregullime të tretjes
  • Cikli menstrual jo i rregullt
  • Ankthi
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Konjuktiviti
  • Vështirësi për të fjetur
  • Marramendje
  • Dhimbje koke, migrenë
  • Lodhja
  • Refluksi
  • Çrregullimi i presionit të gjakut (i ulët ose i lartë)
  • Kruarja e lëkurës
  • Nauze dhe të vjella
  • Hundë të zëna dhe/ose rrjedhje hundësh
  • Probleme me sinuset
  • Teshtitja
  • Ritmi i përshpejtuar i zemrës (takikardi)
  • Derregullimi i temperaturës
  • Ënjtje/inflamacion i indeve
  • Urtikaria

DERI TE DIAGNOZA E SKATË 

Një gamë e gjerë simptomash shpesh mund të rezultojë që pacientët të diagnostikohen me gjendje të tjera përpara se të merret parasysh intoleranca ndaj histaminës. Në shumë raste, çështja e diagnozës është edhe më e ndërlikuar, sepse njerëzit vazhdojnë të konsumojnë atë që përgjithësisht konsiderohet dietë e shëndetshme dhe ushqyese, e cila përmban histaminë dhe të gjitha mangësitë në stilin e jetesës nuk duken menjëherë. Kur zhvillohet intoleranca ndaj histaminës ndaj barnave të caktuara, problemi është relativisht i lehtë për t’u diagnostikuar dhe rikthyer. Megjithatë, arsyet dhe zgjidhjet e tjera mund të mos jenë aq të thjeshta. Disa pacientë zgjedhin test të nivelit DAO, por ky test nuk është gjerësisht i disponueshëm. Disa ekspertë sugjerojnë gjithashtu biopsi të zorrëve, test për të provokuar histaminën ose metabolit të histaminës në urinë, por deri më tani nuk ka mjete diagnostikuese për të lehtësuar diagnozën.