PROBLEMET RESPIRATORE TEK FËMIJËT

Kohëve të fundit kemi një rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, veçanërisht ata nën dhjetë vjeç, jashtë sezonit tipik të gripit

Kohëve të fundit kemi një rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, veçanërisht ata nën dhjetë vjeç, jashtë sezonit tipik të gripit, që i kemi në kohën e vjeshtës dhe dimrit.

Kjo rritje e pazakontë e rasteve është raportuar në disa vende në Evropë, duke përfshirë Francën, Holandën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Shtetet e Bashkuara. Ata kanë një numër më të madh të fëmijëve të shtruar në spital me infeksione akute të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruse të zakonshme të frymëmarrjes si gripi, parainfluenza, virusi sincicial respirator, i quajtur zakonisht RSV, adenoviruset dhe koronaviruset, duke përfshirë Covid-19. Përveç kësaj, ka raste në rritje të faringjitit dhe infeksioneve të lëkurës të shkaktuara nga bakteret e quajtura infeksion kriptokoksik. Ky mund të jetë produkt i kthimit në normalitet relativ pas COVID-19 dhe rishfaqjes së viruseve dhe baktereve. Disa fëmijë mund të mos kenë pasur infeksione të mëparshme dhe për këtë arsye u mungon imuniteti i integruar. Ose ndoshta disa nga këto viruse kanë ndryshuar pak dhe tani duket se po përhapen më shpejt. Disa fëmijë mund të kenë më shumë infeksione, kështu që ata sëmuren më shumë se zakonisht. Pra, mund të jetë njëra nga këto arsye kur përpiqeni të kuptoni se cila është ajo më konkrete. E njëjta gjë po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku disa herë faktorët relevant shëndetësor në vend kanë deklaruar në media se kapacitetet e reparteve të fëmijëvë nëpër spitale janë të mbushura. Informacion i ngjashëm erdhi nga sektori privat i shëndetësisë, por në një masë më të vogël.

Zakonisht, fëmijët kanë simptoma të ftohjes ose gripit, me rrjedhje hundësh ose kongjestion nazal, teshtitje me gërvishtje të fytit, dhimbje të fytit, kollë, disa mund të kenë temperaturë ose ndryshim në aftësinë e tyre për të ngrënë ose pirë. Në shumicën e rasteve, prindërit dhe kujdestarët mund t’i menaxhojnë këto simptoma. Megjithatë, në disa raste mund të shoqërohet me infeksion streptokoksik të grupit A. Në këtë rast, fëmijët do të kenë dhimbje të fytit, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe temperaturë, së bashku me një skuqje të lehtë, e cila quhet ethe e kuqe. Por prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje të ashtuquajturve “flamuj të kuq”. Dhe kjo është përkeqësimi i këtyre simptomave. Sidomos nëse fëmija juaj merr frymë shumë shpejt ose ka probleme me frymëmarrjen në pjesën e sipërme të barkut, gjë që ne i referohemi si “fryrje” në gjoks ose kur buzët ose lëkura bëhen blu, ose kur fëmija vazhdimisht ka temperaturë të lartë dhe nuk thith qumështin e gjirit, nuk ha dhe as nuk pi dhe këtë herë është koha për “flamujt e kuq” për prindin apo kujdestarin. Këto simptoma nuk janë vetëm një ftohje ose një formë e lehtë gripi, dhe duhet menjëherë të konsultoheni me një mjek ose të shkoni në spital.

Ekzistojnë tre gjëra që prindërit mund ti bëjnë për ti mbrojtur fëmijët e tyre, si parandalim nga situatat e tilla. Praktika e parë është higjiena e mirë. Mbuloni gojën dhe hundën me një maskë ose ndonjë lloj mbulese. Mbuloni gojën kur kolliteni ose teshtini. Rekomandohet kollitja ose teshtitja në bërryl. Hidhni maskat e përdorura dhe mbulesat e gojës menjëherë pas përdorimit dhe lani duart. Lani duart rregullisht me sapun ose përdorni dezinfektues duarsh. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. Gjëja e dytë është të vazhdoni me vaksinimet e fëmijëve tuaj, duke përfshirë gripin dhe COVID-19. Gjëja e tretë është ushqyerja me gji, nëse fëmija juaj ushqen me gji është shumë mirë, sepse qumështi i gjirit është një faktor mbrojtës ndaj këtyre viruseve tek të porsalindurit e vegjël.

Burimi:https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/media-resources/science-in-5/episode–89—respiratory-disease-in-children