Pastrimi i dhëmbëve, pastrimi me perin dental, përdorimi i lëngjeve për rifreskimin e gojës dhe kontrollet e rregullta të dhëmbëve janë jetike për shëndetin e dhëmbëve, por gjithashtu duhet të merret parasysh edhe zgjedhja e ushqimit.
Përderisa të gjithë e dimë se lëngjet e gazuara, sheqeri dhe çokollata janë të këqija për dhëmbët, ekzistojnë edhe disa produkte të cilat gjithashtu e dëmtojnë shëndetin e dhëmbëve.
Stomatologu Peter Chung i bashkësisë australiane për shëndetin oral, kohëve të fundit publikoi një listë të produkteve të cilat e shkatërrojnë buzëqeshjen.
Citruset
Është e qartë se frutat janë të mira për shëndetin tonë. Por, a vlen e njëjta gjë edhe për ujin me limon, lëngun e freskët të portokallit? Portokajtë dhe citruset tjera përmbajnë nivel të lartë të acidit citrik i cili rrit rrezikun e dëmtimit të smaltit ose ndjeshmërisë së dhëmbëve, thekson Peter.
Pastat
Pastat që përmbajnë salcë domatesh mund të jetë shumë të dëmshme për dhëmbët, paralajmëron Dr. Chung, sepse ato përmbajnë përqindje të lartë të acidit citrik dhe acidit malik, si dhe një përqindje të caktuar të acidit oksalik. Mjeku vë në dukje se domatet e konservuara, të cilat zakonisht përdoren për përgatitjen e salcave, përmban shumë më shumë acide se domatet e zakonshme.
Kokoshkat
Jo vetëm acidet e ushqimit duhet të merren parasysh. Stomatologu pohon se ushqimi i fortë dhe krokantë gjithashtu përbën rrezik për dhëmbët, kryesisht për shkak të thyerjeve të mundshme. Një ndër produktet më të njohura në mesin e këtyre ushqimeve janë kokoshkat, tek të cilat shpesh mbesin kokrra jo të plasura të misrit, të cilat mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbëve.
Akull
Njejtë si misri i plasaritur, edhe akulli mund të shkaktojë kaos në gojë, mund të përbëjë rrezik për shëndetin e dhëmbëve. Pikërisht për këtë arsye stomatolgu rekomandon që të mos e mbani akullin në gojë, as ta lëpini ose ta kafshoni atë.
Ushqime të tharta
Stomatologu thotë se, “shumica e njerëzve shpesh herë e kanë të vështirë t’u rezistojnë ushqimeve të tharta”. Por, në fakt, duhet të jemi të vetëdijshëm se ushqimet e tharta nuk janë të shëndetshëm edhe për shëndetin e përgjithshëm.