Prof. Dr. Aleksandar Pushevski: Cerma është sëmundje tipike mashkullore me dhimbje torturuese

Cerma është sëmundje e njohur shumë kohë më parë, që në ditët e sotme njihet si sëmundja e menaxherëve. Kjo është një sëmundje tipike mashkullore, ndërsa nëse femrat nuk preken nga kjo gjendje deri në menopauzë, vetëm përveç faktit nëse ka predispozitë të fortë familjare.

Shkruan: Prof. Dr. Aleksandar Pushevski

internist – subspecialist i reumatologjisë


Cerma është sëmundje metabolike e shkaktuar nga nivelet e larta të acidit urik në serum. Kjo quhet hiperglikemia, e cila është pasojë e rritjes së prodhimit ose eliminimit të zvogëluar të acidit urik në organizëm.

Rritja e prodhimit ndodh gjatë: rritjes e marrjes së tepërt të purinës përmes ushqimit (sidomos në mishin e kuq), degradimi intensiv i qelizave gjatë ndonjë sëmundje hematologjike, helmimi nga plumbi, si dhe qëndrimi në lartësi të mëdha me ajër të dendur. Eliminimi i zvogëluar i acidit urik ndodh gjatë dëmtimit të funksionit të veshkave dhe gjatë alkoolizmit kronik.

Cerma është sëmundje e njohur shumë kohë më parë, që ndryshe quhet edhe si sëmundja mbretërore, domethënë, në ditët njihet si sëmundja e menaxherëve.

Kjo është një sëmundje tipike mashkullore, ndërsa nëse femrat nuk preken nga kjo gjendje deri në menopauzë, vetëm përveç faktit nëse ka predispozitë të fortë familjare. Për këtë përgjegjës janë hormonet seksuale-testosteroni, i cili redukton eliminimin e acidit urik nëpërmjet veshkave, ndërsa e rrit absorbimin në tubat renal. Estrogjeni ka efekt të kundërt. Disa sëmundje dhe gjendje e rrisin rrezikun e shfaqjes së cermës, si diabeti, tensioni i lartë i gjakut, hiperkolesterolemia dhe pesha e tepërt trupore.

DHIMBJE TORTURUESE 

Hiperurikemia asimptomatike është gjendje ku disa njerëz kanë nivele të larta të acidit urik, por nuk kanë cermë. Kjo gjendje mund të zgjasë me vite, derisa të ndodhë sulmi i parë akut i sëmundjes.

Sulmi është shumë karakteristik. Zakonisht fillon natën vonë, pas ushqimit të bollshëm dhe alkoolit. Personi zgjohet me një ndjenjë të pakëndshme djegëse dhe nxehtësie të nyjeve, ndërsa kjo zakonisht ndodh në gishtin e madh të këmbës. Shumë shpejtë shfaqen dhimbjet që bëhen më të forta deri në të papërballueshme. Kjo gjendje torturuese vazhdon edhe gjatë ditëve në vijm, kur me terapi ose në mënyrë spontane qetësohet, dhe personi është pa vështirësi deri në sulmin e ardhshëm (i cili mund të shfaqet edhe pas disa vjetësh). Nëse nuk trajtohet, sulmet bëhen më të zakonshme, ndërsa me kalimin e kohës sëmundja merr një karakter kronik me deformime në nyje dhe shfaqjen e tofeve. Tofet janë nyjet që shfaqen në nyje dhe rreth tyre, dhe përbëhen nga kripërat e acidit urik që depozitohen. Kripërat e acidit urik depozitohen në parenhimën renale që, pas shumë vitesh, çon në uljen e ndjeshme të funksionit të veshkave.

Përveç ushqimit, faktorët e sulmit të cermës janë edhe ecjet e gjata me këpucë të ngushta, operacionet e rënda, infeksionet e rënda, si dhe sulm i zemrës ose i trurit.

TRAJTIMI

Cerma është sëmundje që mund të kontrollohet, por është e nevojshme disiplina përsa i përket marrjes së terapisë së rregullt dhe aderimit ndaj regjimit të përcaktuar higjieno-ushqimor. Mjekësia më e mirë për parandalimin e sulmit është ilaçi “kolkicinë”, por që nuk mund të gjindet në vendin tonë. Antireumatikë jo-steroidale janë gjithashtu shumë të suksesshme. Ato jepen në doza maksimale të lejuara, deri në qetësimin e plotë të sulmit. Nëse është sulmi i parë, atëherë rekomandohet vetëm regjimi higjieno-ushqimor dhe zvogëlimi i peshës, nëse është e nevojshme. Në rast të dy ose më shumë sulmeve, pas qetësimit të sulmit, fillohet me terapinë për parandalimin e sintezës së acidit urik, si dhe depozitimin e kripërave në acidin e nyjeve dhe veshkave.

REGJIMI HIGJIENO-USHQIMORË

Është i ndaluar:

  • Mish i kuq (mish i qengjit…)
  • Prodhimet e mishit (sallam, proshutë, salsiçe, etj)
  • Mishi i gjelit të detit
  • Peshku konservë
  • Fruta deti

Është i lejuar:

  • Mish pule dhe mish viçi pa yndyrë
  • Qumështi dhe produktet e qumështit
  • Vezët
  • Frutat dhe perimet
  • Kafe dhe çaj në sasi të moderuara

Rekomandohet marrja ditore e të paktën 2 litrave ujë, për të parandaluar depozitimin e kripërave në acidin urik në veshka. Është absolutisht e ndaluar të pihet çfarëdo lloj alkooli.