Prof. Dr. Andrea Arsovski: Tumoret e gjëndrës tiroide

Ashtu si te organet tjera në trupin e njeriut, edhe në gjëndrën tiroide mund të shfaqen tumore beninje dhe malinje.

Shkruan: Prof. Dr. Andrea Arsovski

Kirurg torako-vaskular


Gjëndra tiroide është gjëndër jashtëzakonisht e rëndësishme me sekretim të brendshëm. Hormonet e tij prekin pothuajse të gjitha qelizat në organizëm. Ajo ndikon në procese të shumta në organizëm dhe ndikon në rritjen e trupit, zhvillimin mendor, riprodhimin, në shumë procese metabolike dhe oksiduese, mielinizimin, termogjenezën… Funksioni i gjëndrës tiroide është më kompleks sesa funksionet e organeve të tjera endokrine, për shkak se veprimi i hormoneve të gjëndrës tiroide ka efekte të ndryshme në inde të ndryshme.

Ekzistojnë sëmundje të ndryshme të gjëndrës tiroide: gusha, sëmundjet funksionale (hiperfunksioni dhe hipofunksioni) inflamatore dhe tumoret.

Trajtimi kirurgjik nganjëherë shënohet si tek sëmundjet funksionale ashtu edhe te ato inflamatore, në rsatet kur ato nuk i përgjigjen terapisë konservatore ose ka shfaqje të komplikimeve të caktuara. Megjithatë, trajtimi kirurgjikal zakonisht aplikohet në prani të ndryshimeve tumorale të tiroides. Ashtu si te organet tjera në trupin e njeriut, edhe te gjëndra tiroide mund të shfaqen tumore beninje dhe malinje.

Karcinomat e gjëndrës tiroide në përgjithësi kanë prognozë të mirë nëse trajtohen në kohë dhe si duhet, përveç karcinomave anaplastike që për fat të mirë, janë shumë të rralla.

TUMORET BENINJE

Tumoret më të zakonshëm beninje të gjëndrës tiroide janë adenomat folikulare. Tumoret tjera beninje janë shumë më të rralla. Zakonisht shfaqen në vete, por rrallë herë mund të jenë edhe multidozë.

Kur janë të vegjël ato janë asimptomatik, domethënë nuk manifestohen. Kur janë më të mëdha, ato mund të vihen re si fryrje në qafë, nërsa me rritjen e tyre mund të shfaqen simptoma për shkak të presionit në organet e qafës. Mund të shfaqet kollitja, vështirësi gjatë frymëmarrjes, vështirësi gjatë gëlltitjes ose ndryshimi i zërit. Nganjëherë mund të jenë aktive në sensin e hipersekrecionit të tiroides dhe si adenoma toksike i japin të gjitha simptomat e hipertiroidizmit. Trajtimi i adenomave folikulare është kirurgjikale. Është e nevojshme që të hiqet ndryshimi, ndërsa me anë të analizave patohistologjike të përjashtohet kanceri, i cili mund të zhvillohet midis strukturave adenotike. Rezultatet nga trajtimi kirurgjikal i adenomës janë të shkëlqyera, ndërsa komplikimet tek kirurgët me përvojë janë shumë të rralla.

Problem të veçantë paraqesin noduset (nyjet) e tiroides që janë shumë të zakonshme. Nyjet e vogla dhe asimptomatike të gjëndrës tiroides nuk kërkojnë trajtim, përveç kontrolleve të rastit dhe monitorimit të rritjes së tyre dhe ndryshimeve eventuale në strukturën e tyre. Ndryshimet më të mëdha të nyjeve me diametër më të madh se 1 centimetër, dhe veçanërisht ato me strukturë ultrasonografike heterogjene dhe praninë e kalcifikimeve, duhet të vlerësohen me kujdes dhe, sigurisht, të merren parasysh, heqja kirurgjikale dhe analiza e hollësishme patohistologjike. Përkatësisht, saktësia e biopsisë me gjilpërë të hollë është rreth 60-65 përqind dhe shpesh herë përkundër rezultatit negativ citologjik në këto ndryshime mund të fshihet karcinoma e tiroides. Në praktikën tonë të përditshme, shumë shpesh jemi dëshmitar kur nyjet e tilla mbahen për një kohë të gjatë, zhvillohet kanceri i gjëndrës tiroide.

Tumoret më të zakonshëm beninje të gjëndrës tiroide janë adenomat folikulare. Tumoret tjera beninje janë shumë më të rralla. Zakonisht shfaqen në vete, por rrallë herë mund të jenë edhe multidozë.

Problem tjetër shumë i zakonshëm janë cistat e gjëndrës tiroides, duke pasur parasysh strukturën dhe funksionin e tiroides. Zakonisht ato janë të vogla, asimptomatike dhe nuk kërkojnë trajtim. Sigurisht, që cistat e mëdha, të tensionuara, bëjnë presion në indet përreth, si dhe cistat që janë të ndërlikuara ose kanë rritje intracistike i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

TUMORET MALINJE

Fatkeqësisht, në gjëndrën tiroide zhvillohen edhe shumë tumore malinje. Ato janë më të zakonshme nga të gjitha gjëndrat me sekrecion të brendshëm dhe përbëjnë rreth 2 përqind të të gjitha malinomave. Zakonisht janë kancere, por rrallë herë mund të shfaqen llojet tjera të tumoreve malinje primare ose ndryshimet metastatike.

Problem tjetër shumë i zakonshëm janë cistat e gjëndrës tiroides, duke pasur parasysh strukturën dhe funksionin e tiroides.

Karcinomat e gjëndrës tiroide në përgjithësi kanë prognozë të mirë nëse trajtohen në kohë dhe si duhet, përveç karcinomave anaplastike që për fat të mirë, janë shumë të rralla.

Gjegjësisht, llojet e tjera të karcinomave kryesisht japin metastaza në nyjet limfatike lokale të qafës, ndërsa shumë më rrallë metastaza të largëta në organet e tjera. Trajtohen në mënyrë kirurgjikale duke hequr gjëndrën tiroide dhe eventualisht duke hequr nyjet limfatike të zmadhuara dhe të ndryshuara, ndërsa pas operacionit jepet jod radioaktiv në një ose tek rastet më të rënda jepet dy herë. Shërimi i plotë arrihet në një numër të madh të pacientëve, sidomos te ata që zbulohen dhe trajtohen në fazat e hershme. Nga këtu del edhe qëndrimi për heqjen operative të të gjitha nyjeve të gjëndrës tiroide të cilat me dimenzion janë më të mëdha se 1 centimetër, që kanë strukturë heterogjene dhe kanë përparim, pavarësisht nga gjetja citologjike. Në kuadër të kësaj është edhe fakti që, operacioni i sotëm i gjëndrës tiroide, nëse kryhet nga një ekip kirurgjik me përvojë dhe me pajisje dhe instrumente të përshtatshme, është i sigurt, me një numër të vogël ndërlikimesh serioze siç janë dëmtimet e nervave që përfshijnë kordat e zërit, dëmtimet në gjëndrat paratiroide, dëmtimet e enëve të mëdha të gjakut, etj.