Prof. Dr. Bogoev: Hipofiza është një nga gjëndrat më të vogla, por në të njëjtën kohë edhe një nga më të rëndësishmet në trupin e njeriut!

Tumori më i zakonshëm i hipofizës është prolaktinoma. Prolaktinoma, siç thotë edhe vetë emri, është tumor i cili sekreton prolaktinë. 

Hipofiza është një nga gjëndrat më të vogla në organizmin e njeriut, por megjithatë është një nga më të rëndësishmet, pasiqë e sinkronizon punën e shumë gjëndrave. Gjëndra e vetme që nuk kontrollohet nga hipofiza është gjëndra paratiroide. Të gjitha gjëndrat tjera kontrollohen nga hipofiza.

Shkruan: Prof. Dr. Milço Bogoev, internist-endokrinolog

Hipofiza, ashtu si gjitha gjëndrat tjera preket nga tumoret. Kryesisht ata janë të gjitha beninje dhe janë relativisht të zakonshme, pasiqë tani ekziston mundësia për vizualizimin e tyre. Ajo është rezonanca magnetike. Tumori më i zakonshëm i hipofizës është prolaktinoma. Prolaktinoma, siç thotë edhe vetë emri, është tumor i cili sekreton prolaktinë. Prolaktina sekretohet në pjesën e përparme të hipofizës dhe ka rol të veçantë tek femrat, sidomos në fazën kur fillojnë me gjidhënien dhe prodhojnë qumësht në gjëndrat e qumështit, kështu që, pa prolaktin nuk është e mundur ushqyerja me gji. Ky është funksioni i prolaktinit. Tek meshkujt, funksioni i prolaktinës nuk është i njohur mirë. Tumori më i zakonshëm i hipofizës shkaktohet pikërisht nga qelizat që prodhojnë prolaktin dhe këto tumore etiketohen si prolaktinomë. Më të zakonshme janë te hipofiza, sidomos tek gratë, por ndodh edhe tek meshkujt.

SIMPTOMAT

Simptomat e para janë kokëdhimbjet e përsëritura dhe vështirë reagojnë ndaj ilaçeve të dhimbjes. Shenjë e dytë tek femrat është çrregullimi i ciklit menstrual, sigurisht, nëse femra është në periudhë riprodhuese. Simptoma e tretë është shfaqja e sekretimit, sekretimi i qumështit ose lëng nga gjiri. Ky lloj sekrecioni mund të jetë spontan, që do të thotë i vetëm ose si rezultat i presionit, kur shtypen gjinjtë. Ky është një fenomen patologjik, pa asnjë përputhje kohore me periudha të shtatzanisë, gjidhënie – pasiqë në ato periudha kjo është normale. (Në periudhën e shtatëzanisë, sidomos në tre muajt e fundit dhe në fazën e gjidhënies prolaktina tregon vlera të larta, sepse funksioni vjen në paraqitjen e qumështit. Pas kësaj vlerat ulen.) Pas kësaj, vlerat bien.)

Këto janë ndryshimet më të zakonshme tek femrat, ndërsa tek meshkujt, sidomos tek të rinjtë që janë në moshë riprodhuese, e vetmja shenjë mund të jetë çrregullimi i libidos ose impotenca. Dhe kjo është mjaft diskrete. Gjithashtu, tek meshkujt me prolaktinomë mund të vjen deri te dhimbjet e gjoksit, pa ose shumë rrallë me taitjen e ndonjë sekrecioni.

Rritja e vlerave të prolaktinës mund të vijë edhe si rezultat i përdorimit të shumë medikamenteve. Ata e rrisin prolaktinin në fazën e marrjes, dhe pas ndërprerjes së barnave, ai bie. Së pari duhet të shikohet se cilat ilaçe i ka marrë pacienti, këtu bëjnë pjesë sedativët, ilaqet kundër depresionit, disa ilaçe për zemrën, pastaj disa ilaçe që e lehtësojnë acidin e lukthit etj. Gjithashtu duhet të shikohet nëse pacienti ka marrë rregullisht medikamente të cilat mund të jenë shkaktarë për rritjen e prolaktinës.


DIAGNOSTIFIKIMI DHE TRAJTIMI

Diagnoza caktohet me matjen e prolaktinës në gjak. Nëse vlerat janë të larta, bëhet rezonanca magnetike për të parë nëse bëhet fjalë për prolaktinomë ose tumor. Për fat të mirë, prolaktinomat trajtohen me sukses nëpërmjet terapisë me tableta. Ka dy lloje tabletash – disa janë më të vjetra, të tjera janë më të reja dhe më efektive, por efektin e kanë të ndryshëm, varësisht se në cilën pjesë të hipofizës veprojnë, gjegjësisht ndaj recptorëve. Marrja e medikamenteve për uljen e prolaktinës shpesh çon në një periudhë të zgjatur mujore ose vjetore të rënies, por, në rastin më të mirë, në zhdukjen e tumoreve të hipofizës. Nëse tumori vazhdon të rritet dhe nuk tregon shenja të stagnimit ose uljes, atëherë shkohet në trajtim kirurgjikal.