Shkruan: Prof. Dr. Dejan Dokiq, specialist i pulmonologjisë dhe alergologjisë
Infeksioni konsekuent i lëkurës është një ndërlikim i zakonshëm i dermatit atopik.
Infeksioni mund të shkaktohet nga një numër bakteresh, virusesh dhe kërpudhash. Infeksionet më të zakonshme shkaktohen nga bakteret si Staphylococcus aureus. Disa studiues kanë gjetur kolonizimi të rritur të lëkurës tek pacientët me dermatit atopik me më shumë se 90% lezione të kolonizuara. Këto organizma depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës për shkak të humbjes së lëkurës gjatë dermatitit atopik i cili lejon infeksionin pasues. Edhe pse Staphylococcus aureus është bakterja më e zakonshme, streptokoket beta-hemolitike gjithashtu janë të zakonshme.
Lezionet e infektuara të lëkurës janë të vështira për t’u identifikuar për shkak të ngjashmërisë me AD kronike dhe infeksionit pasues.
Lezionet e infektuara mund të ngjajnë më shumë me eritemën, pruritus dhe kore nga zonat ekskoriacione të hapura. Infeksionet e thella me qelb të tilla si ulçera, abscesi dhe celulitis janë të pazakonshme për AD. Trajtimi bëhet me antibiotik sistemik të zgjedhur, të cilat shpesh rezultojnë me lehtësimin e dukshëm të simptomave dhe ndihmojnë në pastrimin e lezioneve të lëkurës.
Infeksionet virale janë të rënda dhe të komplikuara tek disa pacientë me dermatit atopik – AD. Pacientët kanë ndjeshmëri të pazakontë ndaj llojeve të caktuara të infeksioneve virale. Më të zakonshme janë ato të herpes simplex (eszema herpeticum), verruca vulgaris (common warts), molluscum contagiosum dhe vaccinia (eczema vaccinatum).
Kaposi’s varicelliform është një shpërthim veçanërisht i ashpër dhe eksploziv i shkaktuar nga infeksioni me herpes simplex ose vaccinia. Lezionet virale janë zakonisht lezione vesikulo pustulare pas shfaqjes dhe paraqiten në grumbuj në të gjithë lëkurën, por me një forcë të veçantë ndaj lëkurës së infektuar. Lezionet e molluscum contagiosum janë papulare, kryesisht konkave me një unazë të zbehtë. Të gjitha lezionet virale shfaqen nëpër të gjithë trupin. Infeksioni mund të jetë i lokalizuar ose me toksicitet sistemik (herpes dhe vaccinia). Terapia antivirale e përshtatshme mund të përshkruhet për një periudhë më të gjatë, pasiqë disa nga këto infeksione bëhen latente ose përsëriten më vonë (herpes simplex). Përveç kësaj, ndaj infeksioneve virale të përmendura, pacientët me AD mund të kenë një rrezik më të lartë ndja infeksioneve të rëndapas ekspozimit ndaj variçelës.
Infeksionet kërpudhore mund ta komplikojnë rrjedhën e dermatitit atopik. Trichophyton rubra, M. furfur ose orbiculare janë shkakatrët më të zakonshëm. Candida albicanse është kërpudhë e cila përmendet në disa hulumtime se është infeksion burimor, por nuk ekzistojnë prova të tilla. Infeksioni me M. furfur është tipike për adoleshentët ose të rriturit me AD të cilët kanë një shpërndarje tipike në kokë dhe qafë. Mund të jenë agjentë të domosdoshëm tematik dhe sistemik antifungal për të kontrolluar infeksionin.
◊ Vijon: Gjendjet e syrit dhe lëkurës si pasojë e dermatitit atopik.