Shkruan: Prof. Dr. Dejan Dokiq, specialist i pulmologjisë dhe alergologjisë
Tek pacientët me dermatit atopik të të gjitha moshave, mund të vërehen anomalitë okulare. Komplikimi më i zakonshëm dhe potencialisht serioz është zhvillimi i kataraktit të përparëm supkapsular. Incidente e tilla janë shfaqur në 5-16% të moshës 10-30 vjeçare. Rrallëherë mund të ndodhë katarakta e përparme supkapsulare, por kjo është e zakonshme tek pacientët që trajtohen me kortikosteroid sistemik.
Gjendje të tjera okulare të vërejtura në lidhje me dermatitin atopik janë konjuktiviti, keratitis dhe keratokonus (zgjatimi i sipërfaqes së kornesë).
Konjuktiviti është komplikim i zakonshëm i dermatit atopik i cili zgjat një vit, por mund të vërehet edhe në shpërndarjen sezonale në lidhje me rinititin alergjik tek pacientët me mbindjeshmëri aeroalergene. Konjuktiviti i pranverës karakterizohet nga skema e “kalldrëmës” së papulave në brendësi të kapakut të syrit. Mund të shkaktojë vështirësi, por trajtimi i shpeshtë dhe i përsëritur do të parandalojë abrazionin korneal.
Lidhja me dermatitin atopik me keratokonus nuk është e shpjeguar, por megjithatë gjendet në 1% të pacientëve me këtë sëmundje. Erozioni i kornealit me infeksione të mëvonshme herpes virale mund të kalojë pa u diagnostikuar dhe pa trajtim tek disa pacientë me dermatit atopik.
Gjendjet e lëkurës
Keratosis pilaris dhe pityriasis alba janë dy gjendje beninje të lëkurës të cilat janë të zakonshme tek dermatiti atopik.
Pityriasis alba karakterizohet nga zona jo të barabarta të pigmentimit të lëkurës që fillojnë në kokë dhe përhapen përgjatë gjithë trupit.
Keratosis pilaris hiperkeratoza folikulare karakterizohet nga lezione të holla papulare të rrethuara nga lëkura e thatë, dhe që fillojnë në zonën e vitheve dhe sipërfaqet e jashtme të krahëve dhe kofshëve.
Të dyja gjendjet mund të shfaqen në sëmundjet tjera të lëkurës tek pacientët me lëkurë të shëndoshë. Shkaqet e tyre janë të panjohura, por të dyja mbeten shqetësime beninje.
Vijon: Masat terapeutike kundër dermatitit atopik