Prof. Dr. Dokiq: Është logjike që varianti kraken të shfaqet edhe në vendin tonë, por nuk presim që të paraqes pamje të rëndë klinike

“Çdo lloj i mëparshëm i koronavirusit është shfaqur edhe në vendin tonë, ndaj është e logjikshme dhe e pritshme që të shfaqet edhe ky nënvarianti i ri kraken. Ky nëntip omikron përhapet shumë shpejt, shmang imunitetin dhe prek si ata që janë vaksinuar ashtu edhe ata që e kanë kaluar COVID-19. Por si të gjitha nënvariantet e omikron deri më tani, nuk presim që ai të shkaktojë pamje klinike më të rëndë. Në popullatën që nuk është e vaksinuar dhe që ka probleme të tjera kronike mund të presim edhe komplikacione”, shpjegon Prof. Dokiq. 

Lloj i ri i koronavirusit i quajtur kraken ka mbërritur në Evropë, i cili po shkakton interes të madh tek publiku. Mjeku pulmolog dhe drejtori i Klinikës së Pulmologjisë dhe Alergologjisë, Prof. dr. Dejan Dokiq përgjigjet se a mund të pritet së shpejti ky lloj në sistemin shëndetësor të Maqedonisë.

“Çdo lloj i mëparshëm i koronavirusit është shfaqur edhe në vendin tonë, ndaj është e logjikshme dhe e pritshme që të shfaqet edhe ky nënvarianti i ri kraken. Ky nëntip omikron përhapet shumë shpejt, shmang imunitetin dhe prek si ata që janë vaksinuar ashtu edhe ata që e kanë kaluar COVID-19. Por si të gjitha nënvariantet e omikron deri më tani, nuk presim që ai të shkaktojë pamje klinike më të rëndë. Në popullatën që nuk është e vaksinuar dhe që ka probleme të tjera kronike mund të presim edhe komplikacione”, shpjegon Prof. Dokiq.

Duke marrë parasysh situatën në SHBA, ku numri i të infektuarve me variantin kraken është rritur në një kohë shumë të shkurtër, Prof. Dokiq thotë se mund të presim rritje edhe në vendin tonë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk e kemi mposhtur pandeminë dhe se nuk jemi të sigurt për sa kohë që viruset janë të pranishme”, thekson profesori.

Ai u bën apel të gjithë qytetarëve me simptoma të lehta të gripit dhe virozave që të qëndrojnë në shtëpi, është e nevojshme të paraqiten në spital vetëm në rast të simptomave më të rënda, me qëllim që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.

Edhe pse aktualisht është një numër i madh i qytetarëve që ankohen për probleme të frymëmarrjes, ai shtoni:

“Së pari duhet të jemi të vetëdijshëm se tani është stina e gripit dhe të gjitha infeksioneve të tjera respiratore. Dominon gripi, i cili tashmë është shumë më i fortë krahasuar me dy vitet e fundit, të cilin e shmangëm për shkak të masave të justifikuara kundër Covid-it. Sistemi imunitar i shumë qytetarëve është dobësuar. Prandaj sot jemi në një situatë ku kemi numër më të madh të të infektuarve se të gjitha infeksionet e tjera respiratore”, tha Prof. Dokiq.