Prof. Dr. Donço Donev: Niveli i shëndetit shpirtëror të një individi është sinonim për sistemin e vet vlerave dhe kuptimin e jetës

Nuk ka një përkufizim të vetëm dhe të pranuar universalisht për shëndetin shpirtëror për shkak të dallimeve në sistemin e vlerave dhe besimve në mjedise, kultura dhe religjione të caktuara, por edhe dallimet individuale në kërkimin e përgjigjeve për çështje të përjetshme si "Kush jam unë?", "Cili është qëllimi i jetës sime? ","Kujt i përkas?".

Shkruan: Prof. Dr. Donço Donev

Instituti i mjekësisë sociale, Fakulteti i mjekësisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup


Në 10 vitet e fundit dhe më shumë, në mbledhjet profesionale ndërkombëtare në fushën e biomjekësisë dhe shëndetit publik, si dhe në botimet e botuara në revistat shkencore, përkufizimi i shëndetit, e paraqitur në Statutin e OBSH-së, gjithnjë e më shumë plotësohet nga një dimension i katërt – shëndeti shpirtëror si pjesë jetike e shëndetit të përgjithshëm dhe mirëqenies.

Shëndeti shpirtëror, domethënë shpirti i shëndetshëm, spiritualiteti në një person, përfshin një gamë të gjerë cilësish të ndryshme, sisteme vlerash dhe besimesh mbi të cilat bazohen synimet, kuptimi i jetës dhe ekzistencës njerëzore në harmoninë e personalitetit me veten dhe me të tjerët, për të arritur një ekuilibër midis nevojave të brendshme dhe botës së jashtme.

Nuk ka një përkufizim të vetëm dhe të pranuar universalisht për shëndetin shpirtëror për shkak të dallimeve në sistemin e vlerave dhe besimve në mjedise, kultura dhe religjione të caktuara, por edhe dallimet individuale në kërkimin e përgjigjeve për çështje të përjetshme si “Kush jam unë?”, “Cili është qëllimi i jetës sime? “,”Kujt i përkas?”.

Personi egoist është i sëmurë në shtresat më të thella të qenies së tij, në mënyrë proporcionale me intensitetin e egoizmit të tij.

Në kuptimin më të përgjithshëm, shëndeti shpirtëror ose spiritual përfshin një ndjenjë të përmbushjes dhe kënaqësisë nga vetë jeta, vlerat pozitive, vetëbesimin dhe vetëvlerësimin, paqen dhe qetësinë dinamike me ekuilibrin emocional, mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm, moralin dhe vërtetësinë, vetëmohimin, ndjenjat pozitive, mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar njerëzit e tjerë, përgjegjësinë dhe kontributin në të mirën e përbashkët, si dhe menaxhimin e suksesshëm të problemeve dhe kërkesave të jetës së përditshme dhe stresit social.

Niveli i shëndetit shpirtëror ose spiritualiteti i një individi është sinonim për sistemin e vet vlerave dhe kuptimin e jetës, moralit dhe aderimit ndaj vlerave universale (të vërtetës, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, respektimit të dinjitetit njerëzor, lirinë, mirëkuptimin dhe tolerancën, dashurinë, solidaritetin etj). Inteligjenca dhe potenciali emocional dhe shpirtëror janë komponentë përbërës të shëndetit shpirtëror, i cili në kuptimin më të gjerë është sinonim për njerëzimin dhe integritetin e përgjithshëm të një personi.

Inteligjenca emocionale dhe potenciali është aftësi për të njohur, kontrolluar dhe përjetuar lirshëm emocionet e veta në rang të plotë dhe përqëndrimit pozitiv ndaj mjedisit, për të kuptuar emocionet dhe problemet e të tjerëve dhe për të qenë të gatshëm për t’i ndihmuar pa e dëmtuar veten (empatinë), çlirimin nga pasionet, iniciativat pozitive, frymëzimin dhe stimulimin e njerëzve të tjerë dhe përfshirjen në punë të përbashkët dhe ekipore për të zgjidhur problemet. Qetësia e brendshme dhe ekuilibri emocional janë bazë për personin që të jetë në gjendje të merret me punën krijuese për vete dhe për të tjerët. Kur lind një pasion i pakontrolluar, dhe nëse e pushton individin, paraqitet ankthi, zemërimi, frika, fanatizmi etj. Pasioni i tepruar e varfëron dhe e skllavëron pjesa emocionale të individit dhe pengon funksionimin e lirë të një sfere tjetër.

Inteligjenca shpirtërore dhe potenciali janë aftësi njohëse për të krijuar vetëdije më të lartë shpirtërore dhe kuptimin për jetën, dhembshurinë, ngritja mbi ego, egoizmi dhe preokupimi (vetëm) me shqetësimet e përditshme personale, ngritja e “vetes” ose “unë jam” në një nivel më të lartë në kontekstin e më të drejtpërdrejtë dhe më të gjerë shoqëror, ndërgjegjësimi për të mirën e përbashkët dhe sociale, dhe kontributin në promovimin e të mirës së përbashkët. Kreativiteti i përfshin ato vepra dhe funksione që kontribuojnë në të mirën e përbashkët, ndjenjat pozitive të përmbushjes dhe kënaqësisë dhe e promovojnë lumturinë e përhershëm dhe të pakushtëzuar për individin dhe për personat e tjerë.

Egoizmi dhe lakmia e çojnë njeriun në një gjendje dhimbjeje, krizash morale dhe konfuzionesh shpirtërore, e pengojnë shërbimin krijues të komunitetit dhe unitetin me të vërtetën.

Personi egoist është i sëmurë në shtresat më të thella të qenies së tij, në mënyrë proporcionale me intensitetin e egoizmit të tij. Niveli i ulët i potencialit shpirtëror të një individi është bazë për manifestimin e një mori karakteristikash negative të personalitetit, në rradhë të parë, egoizmi dhe lakmia, por edhe zilia dhe urrejtja, shpirtligësia dhe destruktiviteti, agresiviteti dhe dhuna ndaj të tjerëve, mohimi dhe shtrembërimi i së vërtetës. Këto cilësi negative të një personi të varfër shpirtërisht janë “bazë e favorshme” për shpërdorimin e pushtetit dhe fuqisë në lidhje me punën ose funksionin menaxherial me qëllim pasurimin e jashtëligjshëm, formimin e grupeve të lobimit dhe koalicionet e joparimore për të mbrojtur interesat personale dhe grupit të ngushtë, sjellje shkatërruese dhe sociopatike duke mohuar të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat e punës, shkaktimi i të keqes dhe vuajtjeve ndaj individëve në mjedisin e punës dhe në atë më të gjerë shoqëror, në ç’mënyrë e rrisin nivelin e stresit social dhe kontribuojnë në përhapjen e krizës morale midis njerëzve, ndërsa kjo çon në shtrembërimin e sistemeve të vlerave dhe kohezionit në mjedisin e punës dhe akademik, por edhe në indet sociale, duke shkatëruar thelbin e saj.

Domethënia themelore e shëndetit shpirtëror është që jetën ta jetosh me ndershmëri dhe humanitet, sipas moralit shoqëror dhe etikës profesionale, ligjeve dhe sistemit të vlerave dhe besimeve në një mjedis. Nevojat dhe praktikat psikologjike ose shpirtërore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, si dhe për ruajtjen dhe promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe për trajtimin e suksesshëm dhe rezultatin e favorshëm në rast të shfaqjes së sëmundjes.

Çdo individ ka dhe duhet të forcojë potencialin shpirtëror për vetëdije dhe vetë-ngritje, për zhvillimin shpirtëror dhe ndriçimin shpirtëror gjatë jetës, respektin për normat morale, parimet etike dhe ligjet, si normat shoqërore me sanksione të përshkruara negative për devijimin nga sjelljet e pritshme, me orientim pozitiv për ndërgjegjësimin shoqëror dhe rritjen e kontributit në të mirën e përbashkët. Familja është institucioni më i rëndësishëm për edukimin dhe transferimin e kulturës shoqërore, normave etike, vlerave tradicionale dhe mallrave (materiale dhe shpirtërore) nga një brez në tjetrin. Ajo është gjeneratori më i rëndësishëm i altruizmit, sakrificës dhe mësimit për të ndihmuar shoqërinë, progresi i të cilave nuk mund të paramendohet pa bashkëpunim, dmth., asociacioni, mbi bazën e të cilave bazohen këto karakteristika. Kultura dhe normat morale dhe etike të shoqërisë transmetohen dhe mësohen që nga mosha e hershme, që nga fillimi i formimit të një personi dhe maturimi i tij moral, dhe më tej në jetë, përmes procesit të socializimit, në ç’mënyrë personi biologjik bëhet person social. Familja mund të kontribuojë në krijimin e diversitetit të njerëzve në aspektin e moralit, ndjeshmërisë, pjellorisë, bujarisë, lirisë së mendimit, mençurisë, pjekurisë emocionale, agresivitetit dhe qëndrimeve ndaj shëndetit dhe vlerave universale.

Përveç familjes, sistemi shoqëror i edukimit dhe arsimimit është shumë i rëndësishëm në socializimin e mëtejshëm. Në të gjitha fazat e periudhës parashkollore dhe shkollore, madje edhe gjatë arsimit të lartë, ndikimi i grupit të bashkëmoshatarëve është shumë i rëndësishëm, në të cilin mësohet nga vetëvetja (më e theksuar në adoleshencë). Mas-mediat janë gjithashtu faktorë shumë të rëndësishëm jo-material (informacioni, eteri) të kulturës së përgjithshme morale në popullsi dhe procesi i socializimit, i cila për shumë njerëz shtrihet deri në fund të jetës, i njohur si life long learning.

Përfundim

E nevojshme është nevoja për ndërmarrjen e organizuar të masave dhe aktiviteteve të përshtatshme në të gjitha nivelet, duke filluar nga OBSH-ja dhe agjencitë e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, përmes niveleve kombëtare dhe më të ulëta të komuniteteve lokale dhe institucioneve kompetente, për të theksuar rëndësinë dhe për të promovuar shëndetin shpirtëror individual dhe kolektiv të popullatës. Kohezioni me ndërveprim pozitiv dhe marrëdhënie të qëndrueshme, respekt i ndërsjellë dhe besimi, përkrahja dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët, si midis anëtarëve të një familjeje, ashtu edhe në mjedisin e punës dhe në mjedisin më të gjerë social, është bazë për zhvillimin dhe mirëqenien në shoqëri, dhe për ruajtjen dhe promovimin e gjendjes fizike, shëndetin mendor dhe shpirtëror të individit, familjes dhe komunitetit.