Prof. Dr. Elezi: Simpoziumi i 23-të profesional i Shoqatës së mjekëve shqiptarë është multidisiplinar dhe multilingual

Sot dhe nesër në Strugë mbahet takimi i 23-të profesional mjekësor i Shoqatës së mjekëve shqiptarë të Maqedonisë, në të cilin marrin pjesë edhe mjekët maqedonas, si dhe profesionist nga i gjithë rajoni.

Shkruan: Aleksandra Stojanovska / saska@panacea.mk

Sot, në Strugë zyrtarisht filloi simpoziumi i 23-të profesional i Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Maqedoni. Në takimin dy-ditor, në të cilin janë të pranishëm mbi 750 mjekë nga vendi dhe rajoni, do të mbulohen disa fusha profesionale, me theks të veçantë në kardiologji.

Sipas kryetarit të Shoqatës, Prof. Dr. Nevzat Elezi, ky takim i mjekëve nga të gjitha degët ofron shkëmbimin e përvojave, ndarjen e risive në mjekësi dhe promovimin e mjekëve të rinj.

“Shoqata jonë nuk ka nëndegë, kirurgë, pediatër, urologë. Pothuajse të gjitha profesionet janë mbledhur në një vend, në Shoqatën e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë. Por në takime të tilla, përveç anëtarëve tanë të pranishëm janë edhe mysafirë nga e gjithë bota. Ne kemi kolegë nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, nga të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë. Shoqata praktikisht i përfshin të gjithë mjekët e rajonit. Çdo vit, më 7 prill Presidenca merr qëndrimin mbi atë se cilat tema do të përpunohen në simpoziumin e ardhshëm, në takimet profesionale. Këtë vit tema e parë është kardiologjia, e dyta ka për qëllim moton e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – shëndet për të gjithë dhe kudo, dhe pjesa e tretë u përket temave të lira, ku u jepet mundësi të gjithë specializantëve dhe mjekëve të rinj me poster prezantime të publikojë punimet e tyre. Tashmë 23 vjet mbildhen mjekët nga të gjitha degët. Këto takime kryesisht janë shkëmbim përvojash, gjë që është shumë e rëndësishme në mjekësi. Por duhet të theksoj se kjo gjithmonë është me përkrahjen e kompanive farmaceutike të cilat gjithmonë na ndalin në ndihmë dhe mundësojnë që të mblidhet një numër kaq i madh. Numri i vizitorëve është i madh, më shumë se 750 mjekë, sot janë të pranishëm këtu në Strugë dhe kjo më bën shumë krenar”, deklaroi Prof. Dr. Elezi menjëherë pas hapjes së takimit profesional.

Prof. Dr. Nevzat Elezi, Kryetari i Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Maqedoni

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Asim Musa, si dhe Nderi dhe Kryetari i parë i Shoqatës së mjekëve shqiptarë të Maqedonisë, prof. Agim Ramadani.

Kjo shoqatë funksionon në vend tashmë 24 vjet, dhe çdo vit në mënyrë tradicionale organizon takime të tilla profesional. Vetëm në vitin 2001, tekimi me mjekët nuk u realizua. Ligjërues të ftuar janë edhe mjekët maqedonas.

“Nëpërmjet web-faqes sonë që funksionon në tre gjuhë (maqedonisht, shqip dhe anglisht), vetë mjekët maqedonas janë të interesuar dhe dërgojnë punimet e tyre. Pastaj punimet kalojnë në një komision shqyrtues i cili është sekret. Ashtu siç zgjidhen leksionet, domethënë pa marrë parasysh se kujt kombësie i përket, ashtu edhe gjithmonë publikohen leksionet më të mira përmes prezantimit me gojë. Pikërisht ky është qëllimi, pasiqë shumë kolegë maqedonas në bashkëpunim me specialistët shqiptarë, përvojat e tyre i sjellin edhe në takimet tona. Ky takim praktikisht është shumëdisiplinor dhe shumë gjuhësor”, theksoi Prof. Dr. Elezi.