Ekzaminim i funksionit të mushkërive tek fëmijët e moshës mbi pesë vjeçare, mundëson vlerësimin e ashpërsisë së përkeqësimit akut, reverzibilitetit dhe ndryshueshmërisë së qarkullimit të ajrit të reduktuar në rrugët e frymëmarrjes dhe në konfirmimin e diagnozës së astmës.
Metoda e preferuar është spirometria, e cila përfshin ekzaminimin e: kapacitetit vital të detyruar (FVC), vëllimit respirator të detyruar në sekondën e parë (FEV1), raportin FCV/FEV1 dhe qarullimin e detyruar respirator prej 25 deri 75% të FCV (FEF25/75). Përveç kësaj, për astmën flasin edhe:
- Rritja e FEV1>12% në raport me vlerën fillestare të inhalimit të β2-agonist me veprim të shpejtë (testi negativ nuk e përjashton astmën, ndërsa paraqitja e saj është e mundshme edhe gjatë një infeksioni viral ose një përkeqësimi të rëndë të astmës; përsëritja e testit rekomandohet duke pasur parasysh se tek shumica e pacientëve nuk përcaktohet reverzibilitetit në çdo matje), ose
- Zvogëlimi i FEV1>12% në krahasim me vlerën fillestare pas një ngarkese fizike 8 minutëshe (tek pacientët me funksion aktual pulmonar dhe informacione mbi simptomat e ndjeshme ndaj astmës) ose zvogëlimi i PEF>15% ose
- Zvogëlimi i FEV1≥20% në krahasim me vlerën fillestare pas inhalimit të bronkokonstriktorit jo-specifik (histaminë, metakolinë). Ky test zakonisht kryhet vetëm tek të rriturit me funksion aktual pulmonar dhe informacione mbi simptomat e ndjeshme ndaj astmës. Testi bronkoprovokues me alergjen të dyshuar përdoret për qëllime kërkimore-shkencore dhe nuk rekomandohet në praktikë klinike rutinore.
Në kushte shtëpie dhe spitalore është e mundur të përcaktohet funksioni pulmonar për diagnozën dhe monitorimin e astmës, me përdorimin e matësit për qarkullimin e madh respirator ose PEF (peak expiratory flow). Në kuadër të astmës flet:
- rritja e PEF≥20% pas inhalimit të β2-agonistit me veprim të shpejtë, ose
- variacioni ditor pas dy herë matjeje të PEF, gjatë dy javëve nga > 13%.
Tek fëmijët më të vegjël se pesë vjeçar në qendra mjekësore të përzgjedhura, është e mundur të përcaktohet funksioni i mushkërive me MicroRint, teknikën oscilatore të detyruar dhe teknika të tjera, megjithatë rezultatet janë të një rëndësie të kufizuar për diagnostikimin e astmës dhe përdoren për qëllime kërkimore.
(Vazhdon)