Prof. Dr. Emilija Vllashki: Arsyet për rritjen e prevalencë së astmës tek fëmijët (4)

Përsa i përket prevalencës së astmës së diagnostikuar gjatë jetës, është vërejtur një rritje e konsiderueshme tek të dyja grupmoshat e hetuara, të cilat mendohet se janë si rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundjeje ose diagnostifikimit të përmirësuar.

Dhjetëvjeçarët e fundit është vërtetuar një rritje e konsiderueshme e prevalencës së astmës tek fëmijët dhe të rinjtë, sidomos në vendet e industrializuara perëndimore. Kjo tregohet nga një numër studimesh nga Australia, SHBA-të, Anglia, Skandinavia, që janë bërë në popullsinë e njejtë apo grup etnik në të njëjtën zonë dhe me të njëjtën metodologji në një periudhë të caktuar dhe pas një periudhe të caktuar kohore.

Por rezultatet e studimit ISAAC të publikuar në vitin 2007, në krahasim me trendin e prevalencës së astmës për një periudhë kohore prej 5 deri 10 vjet. Në grupin e moshës 13 deri 14 vjeçare nga 56 vende të botës dhe në grupin e moshës prej 6 deri në 7 vjeçare nga 37 vende të botës, tregon rënie të simptomave të astmës, dmth. reduktimin e dallimeve ndërkombëtare të përcaktuara më parë, në vendet të cilat paraprakisht kishin prevalencë të lartë (vendet anglisht-folëse dhe Evropa Perëndimore) dhe rritje në rajonet me prevalencë paraprakisht të ulët (Afrika, Amerika Latine, disa pjesë të Azisë).

Shkruan: Prof. Dr. Emilia Vllashki, specialist-pediatre

Përsa i përket prevalencës së astmës së diagnostikuar gjatë jetës, është vërejtur një rritje e konsiderueshme tek të dyja grupmoshat e hetuara, të cilat mendohet se janë si rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundjeje ose diagnostifikimit të përmirësuar.

Në Maqedoni zvogëlimi i prevalencës së simptomave të astmës dhe rritja e prevalencës së astmës së diagnostikuar është regjistruar për periudhën kohore katër vjeçare (2002-2006), tek grupmosha prej 13 deri 14 vjeçare.

 

                                               SHKAQET

Ashtu siç nuk dihen ende shkaqet për rritjen e prevalencës së astmës në dekadat e fundit, ashtu nuk dihen edhe shkaqet për reduktimin e përcaktuar kohëve të fundit në rajonet e përmendura. Për shkak se është pak e pamundur se ka ardhur deri te ndryshimi i faktorëve gjenetik gjatë dekadave të fundit, domethënë, për një periudhë të shkurtër kohore, sugjerohet roli i faktorëve të jashtëm dhe ndryshimi i tyre. Studimi ISAAC heton një numër të madh të hipotezave për faktorët e jashtëm, që mund të jetë shkak për ndryshim të gjerë në prevalencën e astmës në mbarë botën dhe rritjen e saj.

Shkaqet e mundshme përfshijnë përqendrimin e ndryshuar të alergeneve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mënyrës moderne të jetesës; rritja e ndotjes së ajrit në mjedise të brendshme dhe të jashtme; ushqimi i ndryshuar me futjen e reduktuar të frutave të freskëta, perimeve, peshkut dhe produkteve të tjera të cilat janë burim i antioksidantëve dhe acideve yndyrore omega 3; rritja e prevalencës së obezitetit; aktiviteti i zvogëluar fizik i cili është pasojë e mënyrës moderne të jetesës; incidenca e reduktuar e sëmundjeve infektive me standardin e përmirësuar të jetesës; imunizimi dhe zvogëlimi i numrit të familjeve; si dhe rritja e përdorimit të paracetamolit si një oksidues ekzogjen.

Meqenëse prevalenca e astmës është më e lartë në vendet e zhvilluara ekonomikisht, konsiderohet se “mënyra perëndimore e jetesës” me faktorë të një natyre të panjohur është përgjegjëse për rritjen e prevalencës së astmës.

(Vazhdon)