Tek fëmijët më të vegjël se 5 vjet, wheezing i përsëritur është një problem klinik i zakonshëm, sidomos gjatë moshës një vjeçare. Është vërtetuar se 1 në 3 fëmijë, ka të paktën një epizod të wheezing deri në moshën 3 vjeçare, ndërsa prevalenca kumulative e wheezing në moshën 6 vjeçare është pothuajse 50%.
Udhëheqësi i Shoqatës Europiane të frymëmarrjes (ERS) udhëhequr nga mjekësia e bazuar në fakte, për trajtimin e wheezing parashkollor në vend të klasifikimit të përdorur më herët tek fëmijët me wheezing të përkohshëm (fillon para moshës tre vjeçare dhe përfundon deri në moshën 6 vjeçare), fëmijët me wheezing të vazhdueshëm (fillon para moshës 3 vjeçare dhe vazhdon pas moshës 6 vjeçare) dhe fëmijët me wheezing me shfaqje të vonshme (fillon pas moshës 3 vjeçare), e cila mund të përdoret për studime epidemiologjike, propozon klasifikim i cili do të ishte më i rëndësishëm për praktikën klinike. Klasifikimi i propozuar përfshin 2 fenotip të wheezing parashkollor, nga çka është e mundur bllokimi dhe ndryshimi me kalimin e kohës:
- fëmijët me wheezing epizodik (viral): gjendja e mirë midis epizodeve të wheezing, e cila zakonisht është e shkaktuar nga infeksioni viral respirator dhe është sezonal; lidhshmëria midis frekuencës dhe ashpërsisë së epizodeve, prematuritetit, ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit dhe atopisë; zakonisht zhduket pas moshës 6 vjeçare me mundësinë e vazhdimit gjatë moshës shkollore ose zhduket më vonë gjatë jetës ose kalimi në wheezing me shkaktarë të shumëfishtë;
- fëmijët me wheezing nga shkaktarë të shumëfishtë: shkaktarët nga infeksionet respiratore virale, ekspozim ndaj alergjive, ekspozim ndaj pirjes pasive të duhanit, lagështia, aktiviteti fizik dhe emocionet e forta. Megjithëse, wheezing nga shkaktarët e shumëfishtë është menduar të jetë pasojë e inflamacionit alergjik kronik të rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të klasifikohet si astma. Udhëheqësi i Shoqatës Europiane të frymëmarrjes thekson se për momentin nuk ka prova të mjaftueshme në favor të ngjashmërisë midis patofiziologjisë së wheezing parashkollore dhe astmës fëmijët më të mëdhenjë dhe të rriturit.
Raporti i konsensusit PRACTALL nga Akademia Europiane e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike (EAACI) dhe Akademia Amerikane e Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (AAAAI) përsëri tregon ekzistencën e 4 grupeve të fëmijëve me wheezing të përsëritur, nga çka grupim në dy grupet e para do të ishte retrospektive:
- wheezing i përkohshëm: fëmijët me wheezing vetëm në 2-3 vitet e para të jetës;
- wheezing jo-atopik: kryesisht i shkaktuar nga infeksioni viral dhe me një tendencë për t’u lehtësuar më vonë gjatë fëmijërisë;
- astma e vazhdueshme: wheezing shoqërohet me:
– manifestime klinike të atopisë (ekzema, rinititi alergjik dhe konjuktiviti, alergji ndaj ushqimeve), eosinophilia e gjakut ose rritja e vlerave të serumit total IgE,
– specifikimi i IgE – sensibilizimi i kushtëzuar i ushqimit gjatë periudhës së foshnjave dhe fëmijërisë së hershme, ndërsa më vonë edhe alergenët e inhaluar,
– sensibilizimi i alergeneve të inhaluar para moshës 3 vjeçare, sidomos sensibilizimi dhe ekspozimi i lartë ndaj alergeneve në shtëpi gjatë gjithë vitit,
– historia e astmës tek prindërit;
- wheezing i vështirë dhe i përhershëm: epizode të rralla të wheezing të shoqëruara me sëmundje respiratore dhe atopi (ekzemë, sensibilizimi alergjik dhe eosinophilia e gjakut periferik).
Ky klasifikim i fëmijëve me wheezing të përsëritur në moshën parashkollore, praktikisht e thyen wheezing epizodik (viral) nga klasifikimi i mëparshëm i ERS për wheezing e përkohshëm, wheezing jo-atopik dhe wheezing e vështirë dhe të përhershëm, ndërsa wheezing nga shkaktarët e shumëfishtë sipas klasifikimit të ERS korrespondon me astmën e vazhdueshme nga klasifikimi PRACTALL.
Nuk ka metoda specifike diagnostifikuese ose markerë për zbulimin e hershëm të astmës. Shpesh herë diagnoza është e mundshme vetëm pas përcjelljes afatgjatë të pamjes klinike, vlerësimit të historisë familjare të atopisë, monitorimit të efektit të bronkodilatorit ose terapisë anti-inflamatore e cila aplikohet tek astma dhe të menduarit rreth mundësive të tjera diagnostifikuese.
(Vazhdon)