Prof. Dr. Emilija Vllashki: Kontrolli dhe klasifikimi i astmës tek fëmijët (11)

Qëllimi i trajtimit të astmës është të vëj në kontroll simptomat e sëmundjes dhe të mbajë kontrollin e arritur për një periudhë më të gjatë kohore.

               

                         Shkruan: Prof. Dr. Emilija Vllashki, specialist pediatre


Klasifikimi i astmës sipas ashpërsisë së simptomave si të përhershme dhe të vazhdueshme (e lehtë, mesatarisht e rëndë, e rëndë), në varësi të frekuencës së simptomave të ditës dhe natës, aktiviteti ditor dhe funksioni pulmonar, me ndryshueshmërinë e tij ndikon vetëm gjatë vlerësimit fillestar të pacientit.

Tek çdo pacient duhet të bëhet vlerësim i trajtimit aktual të sëmundjes, shpjegon Prof. Vllashki.

Duke pasur parasysh rrjedhën e ndryshueshme të sëmundjes, efektin e terapisë së aplikuar për kontrollin e sëmundjes dhe nevojën për përshtatjen, ky klasifikim nuk rekomandohet më si bazë për trajtim të mëtejshëm dhe përdoret vetëm kur pacientët përfshihen në hulumtime të astmës. Në vitet e fundit, aplikohet klasifikimi i astmës sipas shkallës së kontrollit të sëmundjes.

Qëllimi i trajtimit të astmës është të vëj në kontroll simptomat e sëmundjes dhe të mbajë kontrollin e arritur për një periudhë më të gjatë kohore. Terapia duhet të reduktohet gradualisht në nivelin më të ulët, e cila do të mbaj me sukses kontrollin e sëmundjes.

 

Tek çdo pacient duhet të bëhet vlerësim i trajtimit aktual të sëmundjes, mbështetjen ndaj trajtimit dhe shkallën e kontrollit të sëmundjes.

Tek fëmijët e moshës nën pesë vjeçare, vlerësimi i kontrollit të sëmundjes është i rëndë, duke pasur parasysh se informacioni është marrë nga prindi ose kujdestari, të cilët mund të ketë një perceptim të dobët të simptomave të astmës dhe rëndësinë e tyre në përqindjen e kontrollit. Rëndësi të madhe për ta paraqet frekuenca e përdorimit të terapisë bronkodilatore simptomatike.

Për terapinë bronkodilatore simptomatike dhe terapinë afatgjate për kontrollin e astmës preferohen medikamentet inhalatore, sepse ato aplikohen në rrugët e frymëmarrjes ku ato janë të nevojshme dhe rezultojnë me efekt të fuqishëm terapeutik me dozë më të ulët dhe me rrezik të zvogëluar të efekteve anësore sistemike.

Me qëllim që medikamentet ihnalatore të merren në mënyrë adekuate dhe të reduktohen efektet e tyre anësore, ato aplikohen me paisje adekuate. Këto pajisje i pengojnë grimcat kryesorë të medikamentit të cila do të depozitojnë orofaringun, me çka e reduktojnë absorbimin oral dhe gastrointestinal, duke e zvogëluar kështu disponueshmërinë sistemike të medikamenteve inhalatore.

Barnat më efektive që përdoren për të kontrolluar astmën e vazhdueshme janë kortikosteroidet inhalatore që e zvogëlojnë BHR, nevojën për terapinë bronkodilatore simptomatike, rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen nga astma, e përmirësojnë funksionin pulmonar, tolerancën e ngarkesës fizike dhe cilësinë e jetës. Ata rekomandohen për të kontrolluar astmën tek fëmijët e çdo moshe.

(Vazhdon)