Prof. Dr. Emilija Vllashki: Pirja pasive e duhanit dhe astma tek fëmijë (3)

Të ushqyerit natyral e zvogëlon rrezikun e wheezing të fëmijërisë së hershme e cila shoqërohet me infeksione të traktit të sipërm dhe të poshtëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe dermatitit atopik, megjithatë ekzistojnë pak dëshmi se ajo pengon zhvillimin e astmës persistente.

Ekspozimi ndaj pirjes pasive të duhanit është një nga faktorët kryesorë të jashtëm për kollën e përsëritur/wheezing ose simptomat e astmës në çfarëdo moshe të fëmijërisë.

Pirja e duhanit të nënës gjatë shtatëzanisë dhe ekspozimi i hershëm ndaj pirjes pasive të duhanit shoqërohet me një rrezik më të madh të wheezing në fëmijëri dhe funksion i zvogëluar i mushkërive në jetën e mëvonshme.

Shkruan: Prof. Dr. Emilija Vllashki, specialist pediatre

Tymi i duhanit rrit stresin oksidativ dhe stimulon inflamimin në rrugët e sipërme dhe të poshtëme të frymëmarrjes. Ndotësit e ajrit të trafikut dhe industrisë, përveç efektit të drejtpërdrejtë toksik në mushkëri, nxisin stresin oksidativ, inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes dhe mundësinë e astmës tek fëmijët që janë të predispozuar gjenetikisht ndaj stresit oksidativ. Përdorimi i drurit dhe qymyrit për gatim ose ngrohje në shtëpi, shoqërohet me rrezikun në rritje të astmës dhe rritjen e ashpërsisë së sëmundjes. Të ushqyerit natyral e zvogëlon rrezikun e wheezing të fëmijërisë së hershme e cila shoqërohet me infeksione të traktit të sipërm dhe të poshtëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe dermatitit atopik, megjithatë ekzistojnë pak dëshmi se ajo pengon zhvillimin e astmës persistente.

Gjithashtu, dëshmitë për efekt parandalues nga dieta e nënës gjatë shtatzënisë dhe laktacionit në shfaqjen e astmës dhe sëmundjes atopike janë të pamjaftueshme.

Supozohet se obeziteti ndikon në shfaqjen e astmës dhe funksionin e mushkërive përmes efektit mbi mekanikën e mushkërive dhe zhvillimit të gjendjes para inflamatore, përveç kësaj ka edhe ndikim gjenetik, hormonal dhe neurogjenik. Ekspozimi i hershëm dhe masiv ndaj alergenëve nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm shoqërohet me rrezikun në rritje të sensibilizimit alergjik dhe astmës atopike. Në periudhën kur foshnja akoma ushqehet me gji, alergjia ushqyese me manifestimet e lëkurës, sistemit gastrointestinal dhe respirator është më e zakonshme në lidhje me alergjinë e inhaluar.

Prania e alergjisë ushqimore është rrezik faktor për zhvillimin e simptomave të astmës tek fëmijët më të mëdhenj se 4 vjeç. Me rritjen e moshës, dominon alergjia e inhalimit me ndjeshmëri të tepërt ndaj alergenëve nga mjedisi i brendshëm (mikro-rriqrat, kafshët shtëpiake, buburrecat, kërpudhat), ndërsa më vonë me alergenët nga mjedisi i jashtëm (polen, kërpudhat). Është konstatuar asociacioni i përdorimit të paracetamolit (acetaminophen) gjatë shtatzënisë së nënës dhe vitit të parë të jetës, si dhe në fëmijërinë e mëvonshme me një prevalencë të rritur të astmës në fëmijëri. Përgjithësisht është pranuar se faktorët e jashtëm dhe predispozita gjenetike bashkërisht kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes, megjithëse kontributi i tyre i saktë në shkaktimin e astmës mbetet i paqartë.

(Vazhdon)