Astma shpesh fillon në fëmijëri, në 15% të rasteve para moshës një vjeçare, në 40% para moshës dy vjeçare, ndërsa në 50-80% të rasteve para moshës pesë vjeçare.
Nga faktorët nga ana e atopisë pritëse, si predispozitë gjenetike për zhvillimin e IgE -përgjigje e kushtëzuar ndaj alergenëve të shpeshtë, është faktori i predispozuar më i fortë në zhvillimin e astmës në fëmijëri.
Pa marrë parasysh ndarjen midis astmës dhe alergjisë, ekziston lidhja e fortë e tyre në fëmijëri, me praninë e alergjive tek 2/3 deri 3/4 e të gjithë fëmijëve me astmë.
Roli i astmës tek prindërit e predisopozuar për zhvillimin e astmës ose hiperaktivitetit bronkial tek fëmijët, mund të ketë bazë gjenetike, por nuk duhet të injorohen efektet e mundshme të kushteve të jashtme të jetesës. Përveç kësaj baza gjenetike dhe lidhja me atopinë, hiperaktivitetit bronkial dhe astma janë lokusi i gjeneve të identifikuar në rajonin e kromozomeve 5q31-q33. Ky lokus përmban gjene të shumta, të përfshira edhe në rregullimin e IgE-prodhimit, aktivizimi dhe shtimin e qelizave inflamatore dhe proceset e rëndësishme tek astma dhe rregullimin e hiperaktivitetit bronkial. Megjithatë, shumë fëmijë që zhvillojnë astmë nuk kanë prindër me astmë, ndërsa shumë prindër me astmë kanë fëmijë që nuk preken nga astma.
Astma në moshën e fëmijërisë është më e zakonshme tek gjinia mashkullore në dekadën e parë të jetës, pastaj në gjininë femëror, sidomos gjatë mbipeshës së tepërt dhe pubertetit të hershëm. Shkaktarët për këtë dallim gjinor nuk dihen.
Nga faktorët e jashtëm, të cilët konsiderohen si modifikues dhe shkaktarë të sëmundjes, rrezik faktorët më të rëndësishme të astmës janë infeksionet respiratore virale. Infeksioni mund të dëmtojë epitelin e mukozës së rrugëve të frymëmarrjes dhe të nxisë inflamacion dhe të stimulojë reaksion imunologjik dhe hiperaktivitetit bronkial. Nga ana tjetër, produktet bakteriale, parazitët dhe disa viruse (hepatiti A, fruthi) konsiderohen se mund të parandalojnë zhvillimin e astmës (hipoteza higjienike). Në favor të kësaj hipoteze është lidhshmëria e vërtetuar e kushteve të jetës së hershme në fshat me rrezik të zvogëluar të astmës dhe alergjisë, për shkak të ekspozimit ndaj endotoksinës lipopolisaharide nga ekspozim më i madh bakterial në këto kushte të jetesës.
(vazhdon)