Shkruan: Prof. Dr. Emilija Vllashki, specialist pediatre
Astma në periudhën e fëmijërisë është një problem i madh shëndetësor, me një trend të rritjes në dekadat e fundit. Shkaku i trendit të rritjes nuk është i qartë dhe është temë hulumtimi. Koncepti i astmës si sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes çoi në rishikimin e trajtimit të astmës gjatë dekadës së fundit. Përfshirja e hershme e terapisë inhaluese kortikosteroide, të cilat janë medikamente të preferuara për kontrollin afatgjatë të astmës së qëndrueshme tek fëmijët e çdo moshe, përmirësoi ndjeshëm trajtimin e saj.
Tashmë janë identifikuar faktorët parashikues për zhvillimin e astmës, të cilët i ndihmojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor gjatë diagnostikimit.
Kërkimet e mëtejshëm janë të nevojshme për të përcaktuar nëse aplikimi i hershëm i kortikosteroideve ihaluese do të mund të parandalonte shfaqjen e remodelingut të rrugëve të frymëmarrjes në mënyrë të pakthyeshme, për të identifikuar masat që më së miri do të mundësonin kontrollin e astmës dhe të zbulonin mundësi të reja terapeutike që do të përmirësonin rrënjësisht trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Përkeqësimi akut i astmës
Përkeqësimi i astmës është episod akut ose sub-akut i përkeqësimit të kontrollit të sëmundjes me nevojën për ekzaminimin mjekësor ose përdorimin e terapisë sistemike kortikosteroide.
Pararendësit e zakonshëm të përkeqësimit të astmës janë simptomat e sipërme të frymëmarrjes. Si simptoma të hershme të përkeqësimit të rëndë mund të shfaqen wheezing i vështirë, frymëmarrja e vështirësuar dhe kollitja e përkeqësuar gjatë natës ose letargjia, ose reduktimi i tolerancës ndaj lodhjes fizike ose aktiviteti i kufizuar ditor / të ushqyerit ose reagimi i dobët ndaj terapisë bronkodilatore.
Përkeqësimi i ashpër i astmës mund të jetë kërcënues për jetën. Pacientët me rrezik të lartë të përkeqësimit vital janë pacientët të cilët:
- Kanë pasur përkeqësim të mëparshëm gjatë të cilave ishte i nevojshëm inkubacioni, ose ventilimi mekanik ose janë hospitalizuar urgjent për shkak të astmës në vitin e fundit
- Përdorin ose kohët e fundit kanë ndaluar me përdorimin e glukokortikosteroideve orale
- Për momentin nuk përdorin glukokortikosteroide inhaluese
- Gjithcka varet nga β2 agonisti – me veprim të shpejtë
- β2-agonistë me veprim të shpejtë
- Kanë histori të sëmundjeve psikike ose përdorin terapi qetësuese
- Bashkëpunojnë dobët sa i përket terapisë rekomanduese të astmës
- Kanë alergji ndaj produkteve ushqimore
Përkeqësimi i lehtë i astmës mund të trajtohet në kushte shtëpiake në rast të edukimit paraprak të familjes për simptomat që e karakterizojnë dhe hapat e nevojshme terapeutike.
Përkeqësimi i rëndë i moderuar është i lehtë për t’u trajtuar, ndërsa përkeqësimi i rëndë gjithmonë kërkon trajtim spitalor. Qëllimi i terapisë është lehtësimi i bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe hipoksiemi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të planifikohet parandalimi i sulmit të ardhshëm.