Shkruan: Prof. Dr. Emilija Vllashki, specialist pediatre
Çdo fëmijë më i madh se mosha pesë vjeçare, përcaktohet në një nga pesë hapat e trajtimit sipas shkallës së kontrollit aktual të sëmundjes.
Pacientët me astmë të sapo diagnostikuar ose të cilët akoma nuk marrin terapi, fillojnë me hapin e dytë ose në rastin e simptomave më të lehta me hapin 3. Hapi 2 deri në hapin 5 përfshin aplikimin e rregullt të një ose më shumë medikamenteve të kontrollit të astmës, të cilat parandalojnë shfaqjen e simptomave ose sulmeve.
Në rast se sëmundja nuk është e kontrolluar me trajtimin aktual, është e nevojshme që të kaloni në hapin tjetër deri në arritjen e kontrollit (përmirësimi zakonisht është në një muaj).
Gjatë arritjes dhe mbajtjes së sëmundjes nën kontroll, në një hap të caktuar për të paktën tre muaj, rekomandohet që gradualisht të zvogëlohet terapia për të mbajtur kontrollin e hapit më të ulët, deri në përcakimin e terapisë minimale me të cilën arrihet një efekt i kënaqshëm. Pacientët që nuk arrijnë një nivel të pranueshëm të kontrollit me trajtimin e hapit 4, konsiderohen se vuajnë nga astma që është e vështirë për tu trajtuar.
Astma e rëndë nuk është e zakonshme në fëmijëri dhe nxit kontrollin mbi mbështetjen e terapisë së rekomanduar dhe shqyrtimin e mundësisë së një diagnoze alternative. Këta pacientë trajtohen në shkallën më të mirë të mundshme të kontrollit me një rrezik të minimizuar të efekteve anësore nga terapia e aplikuar.
Në çfarëdo hapi të trajtimit nëse është e nevojshme gjatë shfaqjes së simptomave, aplikohet inhaluesi me veprim të shpejtë β2-agonist.
Astma e shkaktuar nga përpjekja e mungesës së manifestimeve të tjera të astmës, zakonisht mund të kontrollohet me inhaluesin me veprim të shpejtë β2-agonist 10 deri 15 minuta përpara përpjekjes. Gjatë kombinimit me simptomat e tjera të astmës, rekomandohet administrimi i rregullt i ICS si monoterapi, ose në kombinim me modifikues leukotrieni ose me inhalues me veprim të shpejtë β2-agonist.
(Vazhdon)