Prof. Dr. Gordana Ristovska: Disa agjentë kimikë mund të shkaktojnë dëme në funksionin e mëlçisë, veshkave ose të veprojnë në mënyrë kancerogjene ndaj organeve të caktuara

Disa nga klasat kryesore të kontaminuesve kimikë të rëndësishëm për sigurinë ushqimore janë: pesticidet, barnat veterinare, mikotoksinat, dioksinat, metalet (plumbi, kadmiumi, arseniku, merkuri), kontaminuesit e prodhuar gjatë përpunimit (p.sh. akrilamid), kontaminuesit nga materialet e kontaktit (p.sh. melamin, formaldehid) dhe të tjerë.

Shkruan: Prof. Dr. Gordana Ristovska
Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë
Sektori për ekologji shëndetësore

Toksiciteti akut i shkaktuar nga kontaminuesit kimik në ushqim është e rrallë në vendet e zhvilluara. Kujdesi shëndetësor publik shkakton efekt potencial të dëmshëm të ekspozimit ndaj niveleve të ulëta të kimikateve toksike përmes ushqimit për një periudhë të gjatë kohore. Disa agjentë kimikë mund të shkaktojnë dëme të mëlçisë, veshkave ose të veprojnë në mënyrë kancerogjene ndaj organeve të caktuara.

Ekzistojnë një numër i madh i kontaminuesve potencial kimikë mund të hyjnë në zinxhirin ushqimor në cilëndo fazë të prodhimit.

Kimikatet bujqësore, si herbicidet dhe insekticidet, mund t’i kontaminojnë produktet e freskëta gjatë prodhimit primar, ose kimikatet si detergjentët dhe mjetet për lyerje, të cilat mund të futen në ushqim gjatë përpunimit. Gjithashtu është e mundur që kontaminuesit kimikë të transferohen edhe nga vetë paketimi i ushqimit gjatë magazinimit.

Disa nga klasat kryesore të kontaminuesve kimikë të rëndësishëm për sigurinë ushqimore janë: pesticidet, barnat veterinare, mikotoksinat, dioksinat, metalet (plumbi, kadmiumi, arseniku, merkuri), kontaminuesit e prodhuar gjatë përpunimit (p.sh. akrilamid), kontaminuesit nga materialet e kontaktit (p.sh. melamin, formaldehid) dhe të tjerë.

Aditivët janë substanca që njeriu i shton qëllimisht tek produktet ushqimore me qëllim që të përmirësojë vetitë e ushqimit dhe përdorimi i tyre është i rregulluar me akt nënligjor që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian.

Të gjithë të përfshira në menaxhimin me ushqimin – nga përpunimi deri te shitja me pakicë – duhet të sigurojnë pajtueshmëri me programet e tilla si HACCP, sistem ky që i identifikon, vlerëson dhe kontrollon rreziqet që janë të rëndësishme për sigurinë ushqimore nga prodhimi primar deri në konsumin përfundimtar.

Masat e shëndetit publik

Autoriteti kombëtar në secilin vend luan rol kyç në sigurimin që ne të gjithë konsumojmë ushqim të sigurt dhe nutritiv të përshtatshëm. Hartuesit e politikave duhet të promovojnë bujqësi dhe sisteme ushqimore të qëndrueshme, të inkurajojnë bashkëpunimin shumë-sektorial midis shëndetit të njerëzve, shëndetit të kafshëve, bujqësisë dhe sektorëve të tjerë. Autoritetet e sigurisë ushqimore mund dhe duhet të menaxhojnë rreziqet për sigurinë e ushqimit në të gjithë zinxhirin ushqimor, duke përfshirë edhe rastet urgjente. Secili vend duhet të përafrojë standardet kombëtare me ato ndërkombëtare të përcaktuara nga Komisioni i Codex Alimentarius.

Aktivitetet parandaluese duhet t’i mbulojnë të gjitha çështjet e sigurisë ushqimore. Të gjithë të përfshira në menaxhimin me ushqimin – nga përpunimi deri te shitja me pakicë – duhet të sigurojnë pajtueshmëri me programet e tilla si HACCP, sistem ky që i identifikon, vlerëson dhe kontrollon rreziqet që janë të rëndësishme për sigurinë ushqimore nga prodhimi primar deri në konsumin përfundimtar.

Zbatimi i qasjes “Një Shëndet” e përmirëson sigurinë e ushqimit, pasiqë shëndeti i njerëzve lidhet me shëndetin e kafshëve dhe mjedisin. Mikroorganizmat patogjenë që kanë zhvilluar rezistencë antimikrobike mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet ushqimit, ujit ose mjedisit.

Sektori shëndetësor me raportim të rregullt dhe konsistent të sëmundjeve ngjitëse mund të kontribuojë në krijimin e një pasqyre reale të gjendjes së sëmundjeve që lidhen me ushqimin e pasigurt. Në fund, secili individ, secili prej nesh, me përmirësimin e praktikave individuale në menaxhimin me ushqimin dhe zgjedhjen e ushqimit, mund të kontribuojë në reduktimin e sëmundjes që vjen nga ushqimi.

Grupet e ndryshme ndajnë përgjegjësinë për sigurinë e ushqimit – qeveritë, organet rajonale ekonomike, organizatat e UE-së, agjencitë për zhvillim, organizatat tregtare, konsumatorët dhe grupet e prodhuesve, institucionet akademike dhe hulumtuese dhe subjektet e sektorit privat – duhet të punojnë së bashku për çështjet që ndikojnë tek të gjithë ne, në nivel global, rajonal dhe lokal.